E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama flet për Dautin

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 19:13

“Tranzicion apo Trashëgimi” është titulli i librit më të ri të shkrimtarit Daut Gumeni, i cili u promovua në Tiranë mes figurave të njohura nga sfera të ndryshme të jetës. I pranishëm ishte dhe vetë kreu i PS-së Edi Rama dhe politikanë të tjerë.

Në fjalën e tij, jo si kryetar i opozitës, por si një ndër njerëzit që ka njohur Dautin, Rama tha “përballë njerëzve si Dauti, që janë shumë pak, s’ka asnjë vlerë statusi i kryetarit të opozitës, me të cilin më prezantuan, sepse Dauti si pak të tjerë është lideri i opozitës morale të këtij vendi.

Një opozitë që fatkeqësisht është e dobët në numër, e dobët në zë, për shkak se janë të pakët ata që e kanë dhe e përçojnë kurajën për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.”

“Takimi me Dautin në kapërcyellin e viteve ‘90 ka qenë një nga takimet më me fat për mua, sepse ka qenë një burim i jashtëzakonshëm inkurajimi, duke parë në sy betejën për të vërtetën e mishëruar jo në një libër apo në një dokument kujtimesh të të tjerëve, po në fytyrën, trupin, fjalët, veprën jetësore të një njeriu.”, vazhdoi më tej Rama.

Libri përmban 420 faqe dhe është botuar nga shtëpia botuese “Toena”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›