E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovice, serbëtndërpresin kontaktetme EULEX-in

MITROVICE-Serbët në veri të Mitrovicës thonë se kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me policinë e Bashkimit Evropian. Ata fajësojnë EULEX-in për mbështetjen e “autoriteteve shqiptare në rajonin e mbizotëruar nga serbët”.

Në një vendim të miratuar të martën, përfaqësuesit serbë paralajmërojnë se nuk do të bashkëpunojnë as me paqeruajtësit e KFOR-it dhe Agjencinë e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar.

Zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hauton, tha se ky veprim nuk do të ndikojë në punën e gjyqtarëve dhe të policisë së BE-së.

Vendimi megjithatë vlerësohet të jetë një pengesë në përpjekjet ndërkombëtare për të shtrirë kontrollin në gjithë territorin e vendit.
(Europaelire/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›