Mediat: Thaçi irikthehet AAK-së për koalicion
PRISHTINE-Në rrethanat e krijuara pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas të cilit Behxhet Pacolli është president jokushtetues, kanë filluar edhe spekulimet e natyrshme për atë që do të ndodhë, ose duhet të ndodhë. Analistët dhe qarqet politike po flasin për koalicione të mundshme të reja dhe për zhvillime pas kulimave.
E përditshmja “Zëri” shkruan sot se PDK-ja ka rikthyer shikimin nga AAK-ja, te e cila po kërkon shpëtimin e mandatit qeverisës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së presidentit Behgjet Pacolli.
Gazeta citon burime të besueshme, të afërta me AAK-në, t’i kenë thënë se kryeministri ka nisur të shfaqë interesim për negociata të fshehta, për të bindur AAK-në që të bëhet aleat në qeverisje, duke i ofruar asaj postin e presidentit të vendit.
Por, zyrtarë të lartë të AAK-së i mohojnë këto negociata. Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se nuk ka informata se është duke ndodhur diçka e tillë, ndërsa thekson se kjo parti nuk hyn në koalicion me PDK-në, përveç nëse kryeministri aktual, Hashim Thaçi, vendos të tërhiqet nga Qeveria.
(d.b/BalkanWeb)