E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i KushtetuesesPacolli shkeli 2 nenenuk gëzon më postin

PRISHTINË- Gjykata Kushtetuese ka bëre publike se gjatë votimit të Behxhet Pacollit si president, është shkelur neni 86/6 i Kushtetutës, i cili e shpall të pavlefshëm votimin e Pacollit si president.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese janë dy shkelje të dokumentit themeltar të cilat nuk e lejojnë më kreun e shtetit kosover të mbajë këtë post zyrtar. Lajmi është bërë i ditur mesditen e sotme nga e përditshmja kosovare Express.

“Neni 86 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përmend në mënyrë të qartë se duhet të ketë më shumë se një kandidat në raundin e parë dhe të dytë, si dhe në raundin e tretë", - thuhet në vendimin e gjykatës.

Ndërkohë që shkelja e dytë ka të bëje me faktin se Gjykata ka vlerësuar si antikushtetuese edhe faktin se në seancën e 22 marsit, nuk kishte kuorum prej dy të tretave të deputetëve të Kuvendit, në kohën kur u mbajt raundi i parë dhe i dytë i zgjedhjes së presidentit.

Gjykata konkludon se procedura për zgjedhjen e Behxhet Pacolli si President i Republikës se Kosovës, mbajtur ne seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, më 22 shkurt 2011, përbën shkelje të nenit 86 të Kushtetutës dhe prandaj, është anti kushtetuese.

“Si përfundim, Gjykata Kushtetuese në seancën e mbajtur më 28 mars 2011, shpall se Kërkesa e Lidhjes Demokratike te Kosoves është e pranueshme dhe me shtatë vota pro dhe dy kundër shpall se vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikës së Kosovës, më 22 shkurt 2011, është jo-kushtetues dhe nuk do të jetë në fuqi nga data e publikimit te tij në përputhshmëri me nenin 116.3 te Kushtetutës, meqenëse është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës ",- thuhet në konkluzionet e aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›