Krasniqi: Jap dorëheqjen nëse se kam shkelur Kushtetutën
PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, deklaron se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse vërtetohet se edhe ai ka shkelur Kushtetutën duke udhëhequr seancën parlamentare të 22 shkurtit 2011, në të cilën është shkelur akti themeltar i shtetit.
Krasniqi ka ndërprerë vizitën e tij në Hungari, dhe është kthyer sot rreth orës 14:00 në Prishtinë. Zyra për informim e Kuvendit ka njoftuar mediat për mbërritjen e Krasniqit, por pa dhënë detaje mbi arsyet e kthimit të tij të parakohshëm.
Por, me të mbërritur në vend, Krasniqi deklaroi se të gjithë faktorët janë të gatshëm të respektojnë vendimin e gjykatës kushtetutese.
I pyetur nga mediat nëse është i gatshëm të japë dorëheqjen, pasi ka udhëhequr një seancë ku është shkelur Kushtetuta, Krasniqi tha se nëse është në interesin e Kosovës, ai është i gatshëm ta bëje një gjë të tillë.
(e.m/BalkanWeb)