Mitrovicë, shpërthimiRexhepi: Nuk mbyllinZyrën Civile
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës nuk do të mbyllë dhe as nuk do të ndryshojë logon Zyrës për shërbime civile të hapur të premten në Lagjen e Boshnjakëve me gjithë kundërshtimin e strukturave paralele serbe në pjesën veriore të Mitrovicës. Kundër hapjes së zyrës dje protestuan qindra serbë.
Gjatë protestës ndodhi dhe një shpërthim, i cili i mori jetën një personi, ndërsa 11 u plagosen
.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi, i cituar nga mediat kosovare, nënvizon se nuk do të ketë tërheqje prapa, pavarësisht situatës.“Ka qenë kërkesë e zyres civile që të hiqet tabela, por ne kemi insistuar se as tabela nuk hiqet dhe as punëtorët nuk kthehen. Aty janë 10 punëtorë, janë dy policë brenda dhe të tjerët që i sigurojnë. Duhet të vazhdojmë të insistojmë që ajo zyrë të mos mbyllet”.Ministri kosovar thotë se “Shpërthimi i djeshëm është shkaktuar nga ekstremistët serbë”
Duke iu referuar hetimeve të para të policisë, Rexhepi ka thënë se dyshohet se ekstremistët kanë qenë duke qarkulluar me armatim gjatë kohës kur po protestohej kundër hapjes së zyrës së Qeverisë së Kosovës për regjistrim civil.
Presidenti dhe kryeministri i Republikës së Kosovës shprehen keqardhje për viktimat, u bënë thirrje qytetarëve për përmbajtje nga veprimet e dhunshme dhe kërkuan nga organet kompetente të ndriçojnë rastin. Edhe misioni I OSBE –së nëpërmjet ambasadorit të saj Werner Almhofer dënoi përleshjet të cilat “nuk janë në dobi të askujt dhe paraqesin sfidë për sigurinë publike”