Mitrovicë, shqiptarët e veriut bëhen gati për vetëmbrojtje
Mitrovicë, shqiptarët e veriut bëhen gati për vetëmbrojtje pas ngjarjes të së shtunës ku një person humbi jetën e mbetën të plagosur familjarët e tij.
Sic raportohet nga portali Indeksonline, përgatitjet për tu armatosur po bëhen pasi kryetari i komunës së Mitrovicës ka porositur qytetarët për mbrojtje.
Qytetarë të zonave të veriut kanë filluar të armatosen dhe mendojnë të përgatiten për të përballur situatën, kjo gjendje është rezultat i situatës së tensionuar së fundmi në veri të Mitrovicës, pak ditë pas vrasjes së Selver Haradinajt në shtëpinë e tij.
Në mungesë të rrugëdaljes shqiptarët kanë hartuar strategjitë e tyre të veprimit kundër institucioneve të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës.
(ar.si/BalkanWeb)