Thaçi për vendimin e GJND: Javë historike për Kosovën

Kryeministri kosovar Hashim Thaci nga Shtetet e Bashkuara e ka cilësuar këtë, si javën më të rëndësishme për Kosovën që prej shpalljes së shtetit të ri. Në Kapitol Hill në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA ai bëri apel që të gjitha vendet të shkojnë përtej cështjes së statusit dhe të njohin pavarësinë e Kosovës. Ndërsa nënvizoi qëllimet e tij për të përmirësuar marrdhëniet me Serbinë.
"Kosova i ofron Serbisë marrëdhënie të ngushta të fqinjësisë së mirë e bashkëpunim në kuadër të vlerave Euro-Atlantike. Ftoj presidentin Tadic të hartojmë një rezolutë të përbashkët për cështjet e mëdha teknike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës" deklaroi Kryeministri, mendim ky që duket se mbështetet dhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan . Zëdhënësi i këtij departamenti, Kroulli u shpreh se ka ardhur koha për Kosovën e Serbinë të lenë mënjanë ndasitë dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive.
Delina Bitraku < I mëparshmi