E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, strukturat serbe pengojnë USAID

Krerët e strukturave paralele serbe në veri të Mitrovicës nuk lejuan diten e djeshme përurimin e një parku me një kënd lojrash për fëmijët, të financuar nga USAID.
Sipas mediave kosovare, kreu i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës, Radenko Ndelekovic urdhëroi agjentë serbë që të shkonin tek zona e parkut dhe të pengonin përurimin e tij.

Për rrjedhojë, hapja e parkut të ri u shty për në orët e pasdites, në një moment kur situata në këtë zonë të Mitrovicës ishte qetësuar.

Parku në fjalë ndodhet pranë çerdhes së fëmijëve dhe u ndërtua përmes një bashkëpunimi mes komunës së Mitrovicës dhe USAID, që mundësoi financimin prej 60 mijë eurosh.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›