E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, të shtëna me armë në qytet

Mitrovicë (start)-Gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesin e sotëm, ka pasur shpërthim dhe të shtëna në qytetin verior të Kosovës. Komiteti i Sigurisë në Mitrovicë, është njoftuar për incidentet më të fundit, por gjithsesi ka vlerësuar se situata është e qetë dhe nën kontroll. Të dielën në mbrëmje është dëgjuar një shpërthim në afërsi të fshatit Zupç, ndërsa të hënën në mëngjes janë dëgjuar të shtëna nga drejtimi i Zveçanit tha një zyrtar lokal.

''Megjithatë, edhe pse ende nuk ka detaje më tepër për këto raste, besohet se nuk kanë kurrfarë lidhjeje me incidentet që kanë ndodhur në lagjen “Kroi i Vitakut'', tha Ylber Durmishi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Zyra e shtypit e komunës bën të ditur se përfaqësuesit e strukturave të sigurisë dhe atyre politike në Mitrovicë vlerësuan se situata e sigurisë pas incidenteve në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës është e qetë, por e tensionuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›