Nis gjykimi ndaj 7 të arratisurve nga burgu i Dubravës
Pejë (Start)-Ka nisur sot gjykimi ndaj shtatë të arratisurve nga Burgu I Dubravës më 18 Gusht të vitit 2007. Ata janë Faton Hajrizi, Burim Basha, Amir Sopa, Astrit Shabani, Xhavit Morina, Ramadan Shyti dhe Lirim Jakupi. Autoritetet kosovare i kanë cilësuar ata si të rrezikshëm. Për arratisjen e tyre mendohet se të ketë edhe funksionarë shtetërorë që ti kenë ndihmuar. Ndërkohë, gjykimi mbahet nën organizimin e Gjykatës së Qarkut të Pejë dhe sipas zyrtarëve të kësaj gjykate ai mbahet në ambientin e Burgut të Dubravës për shkaqe sigurie. Gjykimi pritet të përfundojë në dhjetor, ndërsa do të paraqiten një numër i dëshmitarëve.