Kosovë, Thaçi përshëndet zgjedhjet presidenciale në SHBA
Prishtinë (start)- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përshëndeti të hënën zgjedhjet për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa deklaroi se mbështetja amerikane për Kosovën nuk do të zbehet, pavarësisht se kush e fiton garën zgjedhore atje.
Mbështetja amerikane për Kosovën dhe popullin e saj, sipas kryeministrit të Republikës, nuk mbështetet vetëm në presidentët, por në popullin e SHBA-së.
Këtë deklaratë, kryeministri i Kosovës e bëri të hënën në një konferencë për media, pas miratimit të projekt-buxhetit të Kosovës për vitin 2009. Reagimi i Thaçit, ndërkaq erdhi në kohën kur gara për president të SHBA-së ka hyrë në fazën përmbyllëse.
“Falënderoj të gjitha administratat që kanë përkrahur Kosovën, nga Presidenti Bush i vjetër, administratën e Clinton-it dhe administratën e fundit të Bush-it. Besojmë plotësisht dhe kemi garanci të plotë se e ardhmja e relacioneve Uashington-Prishtinë do të shënojë progres edhe të më thelluar tashmë si dy shtete, sepse tashmë ne kemi edhe ambasadorin tonë atje”, tha Thaçi.
SHBA-të dhe populli amerikan, gjithmonë, sipas tij, kanë qenë në mbështetje të Kosovës dhe kjo mbështetje nuk ka qenë asnjëherë e ndërlidhur me emra presidentësh. Megjithatë, kryeministri i Kosovës falënderoi tre presidentët e fundit që janë marrë me situatën e fundit në Kosovë (presidentin Bush, Clinton edhe Bush-in e Ri).
“Kemi garanci se SHBA, vetëm sa do të thellojë bashkëpunimin me Kosovën. Dhe ndihem krenar që drejtojë qeverinë e një vendi që është më pro-amerikane, ndoshta në botë”, u shpreh Thaçi
///Veton Rugova-start///