Greqi: Të burgosurit në 21 burgje nisin grevë urie
Athinë (Start)-Kushtet e këqija të Greqisë, vend anëtarë kjo i Bashkimit Evropian, kanë detyruar që të gjithë të burgosurit në këtë vend të futen në grevë urie. Lajmin e bëjnë të ditur agjensitë e huaja të lajmeve sipas të cilave të burgosurit e 21 burgjeve në mbarë vendin janë futur në grevë urie duke kërkuar kështu kushte më të mira në qelitë kua ata jetojnë. Në grevë janë përfshirë edhe të burgosurit e burgjeve të Sigurisë së Lartë në lartë “Koridalos” në Athinë dhe “Alikarnasos” në ishullin e Kretës.
Grevistët kërkojnë kushte më të mira për qëndrim, mbrojtje adekuate shëndetësore dhe përcaktim të kohës që të akuzuarit duhet ta kalojnë në burg para fillimit të procesit gjyqësor.
Sipas të dhënave të Këshillit të Evropës, të akuzuarit në Greqi, para fillimit të gjykimit, në burg kalojnë mesatarisht 12 muaj, që është trefish më shumë në krahasim me shtetet tjera në BE.
Burgjet greke janë në mesin e "më të banuarve" në Evropë. Greqia ka 10.983 të burgosur, ndërsa burgjet kanë kapacitet të përgjithshëm prej 7.543 personave.