E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, nënshkruan sistemin antiraketë

Poloni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Polonia kanë nënshkruar marrëveshjen për sistemin mbrojtjes raketor, gjatë vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hilary Clinton. Akordi do të lejojë Poloninë të strehojë një pjesë të sistemit mbrojtës raketor amerikan duke filluar nga viti 2015. Projekti fillimisht u hartua nga Presidenti Bush, por Presidenti Obama ka bërë ndryshime të dukshme, të cilat janë cilësuar ambicioze. Zonja Clinton tha se sistemi kishte për qëllim mbrojtjen e aleatëve të Amerikës kundra rrezikut iranian dhe rus. Ajo tha, 'Amerika është e angazhuar në mbrojtjen dhe sovranitetin e Polonisë. Sot duke nënshkruar këtë marrëveshje të sistemit mbrojtës raketor ne e përforcojmë këtë angazhim'. Pas vizitës në Poloni, zonja Clinton do të vizitojë Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›