E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, sulmi ndajshqiptarëve, policia:4 persona në kërkim

ATHINE- Policia greke është vënë në kërkim të katër personave të dyshuar si autorë të sulmit në restorantin në qytetin bregdetar Amfilokia, buzë rrugës nacionale Patra-Janinë, ku ndosheshin dhjetra emigrantë shqiptarë, që udhëtonin për në Shqipëri. Në ngjarjen e ndodhur një orë pas mesnatës së të shtunës në zonën e Agrinios, tre emigrantë u plagosën, mes tyre një grua që ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Në restorant ndodheshin 110 emigrantë shqiptarë, pasagjerë të tre autobusave që bënin itinerarin e përditshëm Athinë-Tiranë. Sipas BBC, e cila i referohet policisë greke katër persona me maska në fytyrë dhe automatikë në duar, u futën në lokal dhe u thirrën njerëzve të shtriheshin përtokë, ndërsa nisën të shtien në ajër.
Nga rikoshetat e plumbave, dy emigrantë, Vangjel Stavro 15 vjeç dhe Soni Hodaj një burrë 29 vjeç, u plagosën lehtë. Nga rikoshetat e plumbave, dy emigrantë, një djalë 15 vjeç dhe një burrë 29 vjeç, u plagosën lehtë. Sipas dëshmitarëve okularë, të cituar nga policia, pasoi një panik i përgjithshëm, shumë prej njerëzve rendën të fshiheshin në banjot e lokalit, të tjerë dolën jashtë duke thyer xhamat e vitrinave. Për arsye që mbeten ende të paqarta, edhe katër personat me maska dolën nga lokali, duke shtirë përsëri mbi autobusat që ndodheshin të parkuar. Nga plumbat e tyre u plagos rëndë në fytyrë Efimi Bika 66 vjeçe, e cila pas ndërhyrjes kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën. BBC informon se policia greke ka nisur operacionin për arrestimin e autorëve, por ende nuk ka një rezultat. Ndërkohë vlerësohet se banda kishte për qëllim grabitjen e emigrantëve.

Policia dyshon se autorët janë të njëjtët persona që pak ditë më parë në të njëjtën zonë, kishin grabitur një punonjës poste, duke i marrë 40 mijë euro, para të destinuara për pagesën e pensioneve banorëve të zonës.
Ambasada shqiptare në Athinë i ka kërkuar prej autoriteteve greke që të bënjë ç'është e mundur për zbulimin e autorëve si dhe për të garantuar sigurinë e udhëtarëve që udhëtojnë në rrjetin rrugor grek shkojnë në Shqipëri.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›