Mitsubishi ASX, së shpejti si “Peugeot” dhe “Citroën”
“Mitsubishi” ka vendosur të ndajë platformën e vet me partnerin e francez për kompaktin SUV, grupimin PSA. Si rrjedhojë, përveç modelit “Mitsubishi ASX” prej vitit 2012 në treg do të kemi edhe klone nga “Peugeot” e “Citroën”. Të njëjtin trik japonezët e francezët e kanë përdorur edhe modelin “Outlander” të paraqitur kohë më parë, të cilin “Mitsubishi” e ka ridizajnuar në modelin 4008, e “Citroën” në atë “C-Crosser”. Sikurse edhe tek modeli më i madh, nën kapakun e versioneve franceze të ASX do të gjendet motori nga grupimi PSA. Ka shumë gjasa që ai të jetë motori 1.6 litërsh “common-rail” me naftë, i cili, varësisht prej dëshirave të blerësve do të tërheqë në boshtet e përparme apo në të dyja boshtet. Francezët besojnë se segmenti i automjeteve kompakte SUV do të përfundojë deri në vitin 2015 për 60 për qind. “Mitsubishi” shpreson se me këtë partneritet do të shesë mbi 50.000 njësi.
1 Maj 2010