E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxirja me solar, këshillat dhe efektet që jep



Stina e verës po afron dhe askush nuk do të dëshironte të dilte me një lëkurë të bardhë. Zgjidhja më e përshtatshme do të ishte sigurisht, nxirja me solar. Por, cilat janë rregullat që duhet të dini para se t’u drejtoheni qendrave estetike? A ka efekte anësore pas këtore seancave?

Disa këshilla rreth nxirjes

Nëse jeni nën moshën 18 vjec, atëhërë qendrat e estetikës për solar nuk janë për ju. Deri në këtë moshë, lëkura jonë është më e predispozuar për t’u djegur, që do të thotë ka rrezikshmëri më të lartë për kancerin. Nxirja mund të jetë e rrezikshme nëse jeni nën ndikimin e antibiotikëve, ilace hormonale, mjekim kundër stresit ose depresionit dhe ilaçeve të presionit të gjakut(tensionit). Rrezet UV ndalojnë efektin e këtyre ilaçeve. Përveç këtyre ne e dimë që rrezet UV veprojnë me disa ilaçe dhe rezultati mund të ishte i paparashikueshëm. Shmangni nxirjen gjatë shtatzënisë, dhënies me gji dhe ciklit menstrual.

Dushi përpara dhe pas nxirjes

Mos u lani 4 orë përpara se të shkoni në sallon estetike për solar, dhe as 4 orë pasi të keni përfunduar. Duke bërë dush përpara nxirjes, ju lani pjesën e jashtme të qelizave të vdekura, duke e lënë lëkurën pa mbrojtje natyrale. Në anën tjetër, të bërit dush katër orë pas nxirjes në sallon do të thotë të çojë mundin tuaj dëm.

Sa shpesh mund të nxiheni

Mos shkoni të bëni solar çdo ditë. Intervali më i vogël duhet të jetë 1-2 ditë sigurisht në varësi të ndjeshmërisë së lëkurës tuaj. Ne nxihemi pasi rrezet UV djegin lëkurën tonë duke zhvilluar pigmentin e melaninës për mbrojtje. Pas “sulmit” të rrezeve UV lëkurës I duhen 1-2 ditë të marrë veten. Nëse e tejkaloni kufirin dhe nxiheni çdo ditë, mund të keni probleme me shëndetin në të ardhmen. Gjithashtu është thelbësore të dini kohën se sa do rrini në shtratin e solarit. Kjo varet sesa të fuqishme janë llampat, lloji i lëkurës tuaj,dhe se sa nxirje dëshironi të merrni. Konsultohuni me menaxherët e estetikës...

Skuqje pas nxirjes

Ekziston një keqkuptim i personave që vizitojnë qendrat estetike për të bërë solar: nëse lëkura ime nuk skuqet, unë nuk do nxihem. Kjo është absolutisht e gabuar. Lëkura e skuqur pas nxirjes është shenjë e djegies pas diellit. Djegiet e diellit janë të rrezikshme. Për të zvogëluar këtë rrezik, duhet të nxiheni gradualisht, duke rritur numrin e vizitave në sallon.
Mundohuni të mos e rrisni kohën e shpenzuar në shtratin e solarit më shumë se dy minuta. Nëse keni lëkurë të çelët ose të mesme, mos e rrisni më shumë se 1 minutë.

Si të mbroni lëkurën gjatë nxirjes

Mos harroni të mbroni pjesët më të ndjeshme, gjoksin, sytë, buzët dhe nishanet. Doktorët na këshillojnë të mos i heqim të brendshmet, por nëse nuk ju ndalon asgjë që të nxiheni nudo, atëherë përdorni leukoplaste. Përveç këtyre duhet të vini syze të veçanta, të cilat janë të gatshme në çdo sallon estetike.
Shumë njerëz mendojnë se është e mjaftueshme vetëm të mbyllni sytë për të mbrojtur retinën. Por lëkura e qepallës së syrit është shumë e hollë për të qenë mbrojtëse mjaftueshëm. Mund të vështirësoni shikimin dhe të sëmureni me katarakt. Ju duhet patjetër të vini krem nxirës. Ky rregull zakonisht injorohet nga shumë vizitorë të cilët mendojnë se mund të nxihen dhe pa krem. Kremrat nuk jane vetëm që të merrni më shumë ngjyrë. Në radhë të parë ata funksionojnë si hidratues lëkure( e lagin atë, njomin). Duhet të dini që është thelbësore ta aplikoni atë pasi rrezet UV e thajnë lëkurën, dhe si rezultat e plakin atë më shpejt. Një lëkurë e lagësht është me shumë e mbrojtur, e cila ju ndihmon atë të duket më e re dhe elastike.

Mania për t’u nxirë
E ke ngjyrën e lëkurës shumë të bardhë dhe nuk të shkon me fustanin? Mjaftojnë 15 minuta solar dhe ti dukesh sikur ke bërë 3 muaj plazh. Periudha dimërore dhe fundi i pranverës ka më shumë dyndje në sallonet ku kryhen këto trajtime. U interesuam në një nga qendrat e këtij lloji në kryeqytet, për kohëzgjatjen, çmimet dhe frekuentimet. Si fillim varet nga paketa që zgjedh për bërjen e solarit. Ekzistojnë disa të tilla, por më të frekuentueshmet janë: paketa me 6 seanca me nga 12 minuta, e cila kushton afërsisht 5 mijë e pesëqind lekë të rinj. Kjo paketë ishte për pozicion shtrirë të trupit. Ndërsa për atë në këmbë, çmimi është 8 mijë lekë të vjetra për seancë. Sipas ekspertëve të fushës, kohët e fundit është shtuar shumë numri i personave që vijnë për të marrë ngjyrë me anë të solarit. “Është një procedurë e thjeshtë që të interesuarit nuk i ha shumë kohë, sa do t'i hante vajtja në plazh me javë të tëra. Këtu e merre ngjyrën për 12 minuta dhe je në rregull”,- pohojnë ata.

1 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›