E Diel, 1 Nëntor 2026

Porsche nuk përmbush kriteret, tërheq nga tregu “Panamera”-n



Nëse viti i kaluar për industrinë automobilistike ka kaluar në shenjë të rënies drastike të shitjes, gjasat po bëhen çdo ditë e më të mëdha që ky vit do të mbahet mend për tërheqjen e automjeteve nga tregu. Prodhuesi i fundit, i cili ka vendosur që të tërheq nga tregu tërë linjën e automjeteve të prodhuara për riparim është “Porsche”. Prodhuesi nga Zuffenhausen nuk i ka përmbushur kriteret e agjencisë federale amerikane për siguri në trafik - NHTSA. Testet kanë dëshmuar se rripat e sigurisë së modelit të ri “Panamera” të “Porsche”, në situatën kur ulësja e shoferit dhe pasagjerit janë të vendosura në pikën me të afërt me timonin nuk ofrojnë mbrojtje adekuate, respektivisht mund rripat mund të ngujohen. Kjo ka bërë që në “Porsche” të vendosin për tërheqjen e të gjitha modeleve të prodhuara, gjithsej 11.324 Panamera, dhe pronarët do t’i thërrasin për të zgjidhur këtë problem brenda 15 minutash.

Yahoo
Blen të drejtat për Premier Ligën

“Yahoo” ka arritur të sigurojë të drejtat ekskluzive për publikimin online të momenteve më të rëndësishme të ndeshjeve të Premier Ligës angleze nga ky deri në vitin 2013. Marrëveshja shumëmilionëshe për tri sezone do t’i mundësojë kompanisë që në Yahoo.co.uk të publikojë momentet më të rëndësishme të kësaj lige në kohëzgjatje prej pesë minutash. Kjo është një marrëveshje e ngjashme me atë që edicioni amerikan “i Yahoo” ka nënshkruar me ligën amerikane të basketbollit dhe atë të hokejit. “Yahoo” po ashtu do të ketë drejtë që momentet më të rëndësishme të ndeshjeve në ligën angleze t’ua shesë shërbimeve të tjera sipas një marrëveshjeje që do të bëhet me to. Ndërkohë, nga “Yahoo” kanë këshilluar se kjo marrëveshje është e mirë si për përdoruesit edhe për reklamuesit.

iPhone

Paraqitja e pajisjes së re, më 7 qershor

Prej datës 7 deri më 11 qershor në San Francisko të SHBA-ve do të mbahet konferenca për zhvilluesit e “Apple” në të cilën vitin e kaluar është paraqitur “iPhone 3GS”. Vitin e kaluar në atë konferencë është paraqitur “iPhone 3GS”, i cili kishte dalë në shitje vetëm disa javë pas. Analistë të shumtë vlerësojnë se edhe këtë vit në konferencë “Apple” do të mund të paraqiste gjeneratën e re të “iPhone”, i cili në shitje do të dalë gjatë kësaj vere. Në konferencën e vjetme për herë të parë nuk ka qenë i pranishëm drejtori i “Apple”, Steve Jobs, i cili kishte probleme të theksuara me shëndetin, mirëpo tani për tani nuk ka informcione nëse ai do të mbajë fjalimin hyrës në këtë konferencë.

1 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›