E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet e Hollivudit që kanë adoptuar fëmijë



Shumë prej tyre nuk kanë mundësi të kenë fëmijë natyralë, të tjerë adoptojnë fëmijë të racave të ndryshme, për t’u dhënë atyre mundsinë e një jetese perfekte. Bëhet fjalë për yjet e Hollivudit, që prej vitesh kanë parë si mundësi adoptimin e fëmijëve nga të gjitha racat: aziatikë e me ngjyrë. Rropatjet e tyre për të birësuar nuk kanë reshtur kurrë, madje kanë lënë mënjanë impenjimet profesionale për të përmbushur ëndrrat e tyre.
Por, cilët janë çiftet që kanë adoptuar fëmijë? Ndër aktorët dhe personazhet më të njohur të kinemasë botërore, përmendim: Anxhelina Zholi me Bred Pit, Hug Xhekmen, Kethrin Heigel, Sandra Bullok, Sheril Kol, Madona, Sheron Stoun, e shumë të tjerë.

Sandra Bullok
Sandra Bullok ka mundur t’i surprizojë të gjithë këtë javë, kur në mënyrë të befasishme deklaroi se kishte 3 muaj që kishte adoptuar një fëmijë. “Jam nëna krenare e djalit tim, që quhet Luis”, u shpreh Bullok me lot në sy, duke sqaruar se nuk e kishte bërë të ditur më parë këtë lajm, sepse priste që të zhvillohet ceremonia e çmimeve “Oscar”. Në kopertinën e revistës “People’ Sandra pozonte me djalin e saj me ngjyrë, duke harruar se mund të dukej qenia më egoiste në botë. Kjo për faktin se gjëra të tilla të mëdha nuk mund të mbahen të fshehta.

Anxhelina Zholi
Ashtu si edhe Bullok, Anxhelina Zholi u bë nëna e fëmijës aziatik të quajtur Madoks, i cili është nga Kamboxhia. Ai ishte vetëm 7 muajsh kur iu bashkua aktores së madhe. “Kurrë më parë nuk kisha mbajtur në krahë një fëmijë. Ishte periudha më e vështirë sepse po divorcohesha nga bashkëshorti Bob, por në të njëjtën kohë ishte periudha më e lumtur sepse u bëra nënë,- u shpreh më vonë Anxhelina. Tre vjet më vonë, pas romancës me Bred Pit, ajo adoptoi vogëlushen nga Etiopia, e cila quhet Zahara. Dy vjet më vonë, çifti lindi edhe fëmijën e parë natyral që quhet Shiloh dhe më pas adoptoi 3-vjeçarin Paks Thien nga Vietnami.

Tom Kruis
Edhe pse martesa mes Nikol Kidman dhe Tom Kruis nuk zgjati përfundimisht, ata janë ende të lidhur me fëmijët e tyre të adoptuar, Isabela, 17 vjeçe dhe Konor, 15. “Vajza dhe djali im, jeta e tyre është përshtatur të funksionojë ashtu si jeta ime”, tha aktorja në vitin 2007. “Nëse nuk do të isha në gjendje të merrja përsipër përgjegjësitë që më takojnë, nuk do t’i kisha adoptuar. Është e mrekullueshme të jesh nëna e dy fëmijëve se Isabela dhe Konor”, shprehet Nikol. Megjithatë, dy fëmijët tashmë jetojnë me të atin dhe bashkëshorten e tij Keit.

Hug Xhekman
Huh Xhekman është shpallur “Mashkulli më seksi në botë ende i gjallë”, por kjo nuk e ka penguar aspak të shijojë kohën me fëmijët e tij, Ava dhe Oskar, të cilët i ka adoptuar me bashkëshorten e tij Debora-Li Furnes. “Fëmijët e racave të tjera janë ata që përballen me vështirësitë më të mëdha. Për këtë menduam që të kishim pranë dy krijesa të mrekullueshme, për të na mbushur me dashuri dhe gëzim”, shprehet ai për “Parade magazine”. “Kur gjykatësi na thirri për të na pyetur nëse do të ishim prindër të përshtatshëm, u përgjigjëm se ishim gati t’i pranonim ata në shtëpinë dhe zemrat tona”, është shprehur Xhekman.

Mishel Faifer
“Mendoj se nga mosha 34-vjeçe e deri tani, kam shijuar kohën më të bukur, sepse kjo periudhë përkon me kohën kur ka ardhur në jetë vajza ime”. Kështu është shprehur aktorja Mishel Faifer, e cila ka adoptuar vajzën Klaudia Rose në 1993. vetëm dy muaj më vonë ajo njohu producentin e njohur Dejvid E. Keli dhe më pas u martuan dhe lindën një djalë të cilin e quajtën Xhon Henri. Ajo tashmë i konsideron të barabartë dhe shpreson për ta që të kenë një jetë të qetë dhe të suksesshme.

Sheril Kol
Kur Sheril Kol çoi në shtëpi djalin e saj Uat në vitin 2007, jeta e saj ndryshoi tërësisht. Aq shumë ndryshoi sa ajo vendosi të linte pas jetën në Hollivud dhe të shpërngulej për një jetë më të qenë në femrën e saj në Tenise. “Ka ndryshuar gjithçka në jetën time. Mënyra ime e të vështruarit të jetës ka ndryshuar”, tha ajo vitin e shkuar. Uat është gjëja e parë që mendoj kur zgjohem në mëngjes dhe gjëja e fundit që më bie ndër mend kur shtrihem për të fjetur. Më sjell lumturi në jetën time”, është shprehur Sheril.

Meg Rajan

“Nuk jam ndier kurrë sikur rrezikoja të dështoja në një mision të rëndësishëm. Dëshiroja të kisha një fëmijë me gjithë zemër”, kështu është shprehur Meg Rajan pas adoptimit të Deizi Tru nga Kina në vitin 2006. “Isha në një mision pune dhe me Deizin u takova krejt rastësisht. Ishim kaq të ngjashme”. Por, jo çdo gjë shkoi më së miri, shpjegon ajo. Meg i vuri emrin Sharlot, por i biri ia ndryshoi mendjen. “E mendoja me emrin Sharlot, por ajo përfundimisht u quajt Deizi, sepse kjo ishte dëshira e djalit tim”, thotë Meg.

Sheron Stoun

Sheron Stoun adoptoi djalin e saj Roan me ish-bashkëshortin Fil Bronstein në vitin 2000. Tani, Sheron është nëna e dy djemve, Laird, 4, dhe Kuin, 3. për revistën “People”, Sheron është shprehur se do të dëshironte një familje më të madhe. “Dashuria për fëmijët e mi është e pakufishme, është shprehur ajo, edhe pse më herët është kritikuar për metodat e përdorimit të botoksit në këmbët e djalit. Ajo u justifikua se aroma e këmbëve të tij ishte e pakëndëshme.

1 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›