E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mittring, përsëri kampion bote në llogaritjen përmendësh

Sa keq të vjen, kur del për të blerë dhe konstaton se e ke lënë në shtëpi listën me ushqime. Ka edhe rrugë të tjera për të mbajtur më mirë mend disa gjëra. 

Mjeshtri gjerman i llogaritjes Gert Mittring është përsëri kampioni i botës në llogaritjen përmendësh. 46-vjeçari Mittring fitoi në olimpiadën e 16-të të sportit mendor në Londër me 22.08:2012 kundër një duzine konkurrentësh dhe fitoi medaljen e artë. Por jo vetëm në matematikë Mittring është kryesues. Edhe për jetën e përditshme jo-matematikore ai ka zhvilluar teknika, për të mbajtur mend gjërat. Për shembull, në supermarket, nëse nuk ju kujtohet numri sekret i kartës së debitit. E bezdisshme është po ashtu, kur ti konstaton se e ke lënë në shtëpi listën me gjërat, që ke ndërmed të blesh. Këto kriza të vogla të përditshme janë pjesë e jetës, apo ka edhe rrugë, për t'i mbajtur më mirë mend gjërat?

Për t'ju ndihmuar të mbani mend fjalëkalimin e e-mailit tuaj, ose ditëlindjen e gjyshes, ka metoda të ndryshme. Christian Elger, epileptolog në Universitetin e Bonit, shpjegon se si jo vetëm gjenitë mund të mbajnë më mirë mend në jetën e përditshme:

"Nëse doni të mbani mend gjëra shumë komplekse, atëherë e vetmja mënyrë është nëpërmjet asociaciimeve. Më e mira është të që të imagjinojmë dy gjëra së bashku. Në qoftë se keni për të blerë, për shembull, për listën me sende shtëpiake, mbyllni sytë tuaj dhe imagjinoni pastrimin. Atëherë ju vijnë para sysh gjëra, që ju nevojiten për të pastruar. Nëse ndër to është një objekt, që duhet ta bleni, atëherë ky ju del para syve. Kështu mund të kujtoni sërish gjërat, që keni harruar."

Të kujtosh me asociime

Gert Mittring me librin e tij "Llogari me rekordin botëror"

Teknikën e kujtesës me ndihmën e asociimeve e përdor edhe gjeniu i matematikës Gert Mittring. Tetë herë kampion botëror në llogaritjen me mend ai mund të mbajë mend kombinime shumë shumë të gjata numrash falë asosiacioneve mentale. Ai rekomandon, që asociimet në radhë të parë duhet të jenë shumë kreative dhe individuale, kështu mund të stimulohet më mirë truri:

"Personi duhet t'i lidhë faktet me idetë e tij me hobit apo interesat e veçanta. Nëse dikush ka interes për astronomi, atëherë këto njohuri mund t'i merrni fare lehtë si ndihmë për asociim. Përse jo? "

Meqë numrat janë hobi i Mittringut, ai i lidh faktet e rëndësishme me cilësitë numerike: "Kështu që unë, kur kam të bëj me shifra, përpiqem të tërheqë cilësitë e numrave. Kjo është një teknikë jo shumë e përhapur. Nëse unë duhet të kujtoj 251-shin si numër treshifror, atëherë shfrytëzoj faktin, që ky është numri më i vogël kryesor, që është më i madh se ¼ e 1000."

Veza për mëngjez, tërfili me katër fletë dhe shtatë xhuxhat

Mittring pranon se ky lloj asociimi është i papërshtatshëm për shumicën e njerëzve. Në librin e tij të ri: "Të llogaritësh me kampionin e botës", ai jep këshilla, se si të "njerëzit e zakonshëm" mund të mbajnë mend me ndihmën e asosiaciimit kombinime të gjata numerike. Për të kujtuar një kombinim numrash, të tillë si 047 Mittring këshillon të veprohet kështu: Numri zero i kujton atij vezën, që ha për mëngjes. Numrin katër ai e lidh me një tërfili me katër fletë dhe numrin shtatë, me shtatë xhuxhat. Në librin e tij Mittring këshillon që me asociimin të krijojë një histori. Ajo mund të jetë, për shembull, si vijon: "Mëngjesi është në tërfilin me katër fletë pranë shtatë xhuxhave. Kështu edhe ju mund të mbani mend fare lehtë kombinim e numrave 047.

Teknika virtuale

Në qoftë se asociimet nuk ndihmojnë shumë për të kujtuar më mirë gjërat, trurin mund ta stimulojë e ashtuquajtura teknikë loci. Professor Elger thotë: "Nëse unë duhet të prodhoj diçka më gjatë, një çështje më komplekse, atëherë këshillohen ndoshta teknika virtuale. Unë mbyll sytë dhe ec nëpër shtëpi. Aty kam vënë në çdo cep argumente, të gjitha në mënyrë virtuale në kokë dhe pastaj i sjell përsëri argumentat në renditjen e duhur."

Elger këshillon që për mungesë kohe kjo të teknikë të përdoret vetëm në mënyrë virtuale dhe jo të ecet në realitet nëpër dhomë, për të mbajtur mend gjërat.

Një tjetër teknikë për të mos harruar është lidhja e fakteve me emocionet, kështu mund të kujtosh më lehtë për një kohë përherë: "Sigurisht që ekziston opsioni për të ruajtur gjërat në kujtesë përmes emocioneve. Kjo ndodh me ne më shumë në mënyrë të pandërgjegjshme. Ne na kujtohen më mirë në gjërat, që kanë një vlerë shumë të lartë në jetën tonë në përgjithësi. Ne kujtojmë dasmën tonë, një ditëlindje të rëndësishme, ose gjëra të këqija, si 11 shtatori 2001. Vështirë se një person nuk është në gjendje të thotë se ku ka qenë, kur ka ndodhur ky sulm.

Se si mund të funksionojnë ndjenjat edhe te numrat, kampioni i llogaritjes përmendësh Mittring e përshkruan në librin e tij: Llogaritja me kampionin e botës: "Për matematicienët dhe ato, që i duan shifrat, shifrat primare janë gjë shumë shumë e veçantë. Shifrat primare janë divat në qiellin e numrave. Kryeneçe, gjithë të fshehta dhe të pallogaritshme siç janë, ata as nuk mund të llogariten dhe as të parashikohen. Ju mund ta merrni me mend sa shumë vuan një matematikan, kur një shifër i krijon vështirësi në llogaritje."

Emocionet të ndihmojë të kujtohesh

Kështu përshkruan Mittring ndjenjat e tija për shifrat primare. Emocionet e forta e ndihmojnë matematikanin të kujtohet për shifrat.

Pra në përgjithësi asosiacionet, e ashtuquajtura teknika Loci dhe emocionet të ndihmojnë në të përditshmen, të mbash mend gjërat më mirë dhe ta harrosh më rrallë numrin sekret të kartës së debitit. Për të filluar me ushtrimin e trurit të dy ekspertët këshillojnë: "Unë mendoj se nuk duhet të pushosh, përndryshe ndryshkesh. Kjo do të thotë, se ju ushtroheni, duke lelxuar gjëra të komplikuara, komunikoni dhe diskutoni për to", këshillon profesor Elger. Ndërsa matematicieni Mittring jep këtë këshillë: "Pra, si të them, ajo mosrehatia konstruktive. Që të përballesh edhe një herë më një sfidë dhe të thuash: dua të shoh, se si e përballoj! Ku janë kufijtë e mi? Kufijtë nuk janë fiks, por ato mund të lëvizen. Prandaj unë u them të gjithëve, ngrini kokat dhe ushtrohuni."

(a.k/dw/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›