E Diel, 1 Nëntor 2026

Emergjenca nga zjarret, Olli: 400 forca ushtrie në gjendje gatishmërie

TIRANË- Vihet nën kontroll situata e zjarreve në Priskë. Zëvëndës ministri i Brendshëm, Leonard Olli bën me dije se vatra e zjarrit është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për Parkun Kombëtar të Dajtit. Ndërkohë, zjarri në parkun e Bozdovecit vijon të jetë nën kontroll të plotë si dhe vijon puna për mbajtjen nën izolim të zjarreve në Pukë dhe Kukës.

Sipas Ollit janë vënë në dispozicion të shërbimit pyjor 800 ushtarë, ndërkohë që 400 të tjerë janë në gjendje gatishmërie.

Si rezultat i rëndimit të situatës së krijuar nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit tonë, Shtabi i Përgjithshëm i FA-së dhe të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura ditën e djeshme kanë kaluar në gatishmëritë të plotë, duke vënë në gatishmëri të gjitha forcat dhe mjetet për të përballuar këtë situatë shumë të rënduar.

Ndërkohë dje Minsitria e Brendshme raportoi për 29 vatra zjarri janë ende aktive në të gjithë vendin, teksa kushtet e vështira atmosferike e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen nga ajri në verilindje. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›