Presidenti Bujar Nishani, nis vizitën treditore në Kosovë
PRISHTINË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në vizitën shtetërore dyditshe në Kosovë, me ftesë të Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, sot fillon takimet zyrtare në Prishtinë.
Në këtë vizitë të parë nëcilësinë e Kryetarit të Shtetit, Nishani do të kryesojënjë delegacion të gjerë zyrtar, në përbërje të së cilit do të jenë dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatos Hoxha dhe Presidenti i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla.
Paradite, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, pritet në takime të veçanta nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe nga Kryeministër i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në vijim, Presidenti Nishani takohet me Isa Mustafën, Kryetar i Prishtinës ndërsa në mesditë, takohet me Kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi, e më pastaj do mbahet Seancë solemne e Kuvendit të Kosovës për nder të Presidentit Nishani.
Sipas axhendës së njoftuar nga Presidenca kosovare, pasdite bëhen Homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe vizitë në Familjen Rugova.Në vazhdim, Presidenti Nishani viziton Kishën Katolike në Binçë të Vitisë.
Të premtën, paradite Presidenti Nishani mban një ligjëratë në Universitetin AAB si dhe do të zhvillojë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” dhe vizitë në familjen Jashari.
Homazhe do bëhen edhe pasdite te Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan dhe vizitë në familjen Haradinaj, pas vizitës në Manastirin e Deçanit.
Pasdite Presidenti Nishani do jëtë në vizitë edhe në Prizren, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në Xhaminë e Sinan Pashës.
(e.m/BalkanWeb)