Ligji: Oborret shtetërore do t'u kalohen përdoruesve
TIRANE-Përmes një vendimi të djeshëm Këshilli i Ministrave ka miratuar kalimin në pronësi të oborreve që aktualisht përdoren nga persona privatë, por që janë pronë shtetërore. Sipas përcaktimit të Këshillit të Ministrave, oborr në përdorim është sipërfaqja e tokës në pronësi shtetërore, në funksion të një ndërtimi të ligjshëm për qëllime banimi. "Kjo sipërfaqe toke përfshin tokën nën ndërtim dhe, sipas rastit, edhe tokën rreth saj", - shkruhet në përkufizimin e qeverisë. Objekt i vendimit është përcaktimi i procedurës së kalimit në pronësi të sipërfaqeve, kur në dokumentin e pronësisë është bërë shënimi "oborr në përdorim", si dhe regjistrimi i këtyre pasurive në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme.
4 kushtet
Autoriteti shtetëror i ngarkuar për tjetërsimin e oborreve në përdorim është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila për të nisur procedurat duhet të sigurohet që oborret plotësojnë katër kushte: Të jenë në posedim, të qetë dhe pa ndërprerje, të pronarit të ndërtimit; brenda tyre ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim i cili është i regjistruar në regjistrat e ZRPP-së, në pronësi të kërkuesit ose është ngritur para datës 10.8.1991; të jenë në pronësi të shtetit, ndonëse të paregjistruara si të tilla, por të pa transferuara në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin; këto sipërfaqe toke duhet të rezultojnë fizikisht të lira dhe të pazëna nga ndërtime pa leje, sipas kuadrit ligjor përkatës; të jenë të patrajtuara nga legjislacioni përkatës për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës.
Kërkuesi
Për kalimin e pronësisë së oborreve në përdorim, kërkuesi paraqet pranë AKKP-së kërkesën, drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës rekomande. Krahas saj duhet të paraqesë dokumentin për të drejtën e pronësisë së kërkuesit mbi ndërtimin, që gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, i lëshuar nga ZRPP-ja. Kërkesa duhet të shoqërohet me genplanin e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i hartuar nga një subjekt i licencuar për punime topografike. I domosdoshëm është edhe dokumenti me të dhënat për gjendjen juridike të oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i lëshuar nga ZRPP-ja. Me anë të këtij dokumenti provohet se oborri në përdorim është në pronësi të shtetit, ndonëse i paregjistruar dhe se nuk bën pjesë në inventarin e pronave të paluajtshme të qeverisjes vendore. Po ashtu nevojitet dokumentacioni i nevojshëm që provon faktin se ndërtimi, i cili gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, është kryer përpara datës 10.8.1991. Këto dokumente mund të jenë një leje ndërtimi, e lëshuar nga organi përgjegjës i kohës, një akt zyrtar, i lëshuar nga arkivi teknik i ndërtimit, një akt i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, një vendim gjyqësor për vërtetimin e faktit juridik të ndërtimit dhe të kohës së ndërtimit, aktnjoftimi përkatës ose dokumente zyrtare, të lëshuara nga organet e pushtetit vendor brenda kompetencave të tyre. Të interesuarit duhet të paraqesin gjithashtu edhe dokumentin, që provon pronësinë e mëparshme mbi oborrin në përdorim që, për shkak të ligjeve të kohës i ka kaluar në përdorim, pa kundërshpërblim, nëse kërkuesi aplikon për tjetërsimin e tij pa kundërshpërblim.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)