Hetimet për vrasje të Jaser Arafat, zhvarrosen eshtrat e liderit palestinez
Palestinë- Zyrtarët palestinezë thonë se eshrat e Jaser Arafat janë zhvarrosur si pjesë e një hetimi mbi arsyet e vdekjes së liderit palestinez.
Ekspertët zviceranë, francezë dhe rusë do të marrin mostra për të përcaktuar nëse vdekja e tij në Paris, në vitin 2004 në moshën 75-vjeçare, ishte rezultat i helmimit.
Franca filloi një hetim për vrasje në gusht, pasi ekspertët zviceranë gjetën radioaktiv polonium-210 në të dhënat e tij personale.
Por të dhënat mjekësore të Arafat-it thonë se ai kishte pësuar një atak që rezulton nga një çrregullim i gjakut. E veja e tij, Suha, kundërshtoi një zhvarrosje në atë kohë, por i kërkoi autoriteteve palestineze që të lejojnë zhvarrosjen “për të zbuluar të vërtetën”.
Trupi Arafat-it u vendos në një mauzole të veshur me gurë brenda kompleksit presidencial Muqataa, në qytetin e Bregut Perëndimor të Ramallah-ut. Mauzola u mbyll më herët këtë muaj.
Hetuesi kryesor palestinez, Tawfik el-Tirawi, tha se ata kishin kërkuar së fundmi që rusët të merrnin pjesë në këtë hetim, sepse ata kishin “marrëdhënie historike” me Moskën. Duket se palestinezët nuk i besojnë plotësisht Francës dhe Zvicrës, kur vjen puna për të provuar ose disprovuar se ish-lideri i tyre u vra.
Ndërsa shumica e palestinezëve janë të mendimit se udhëheqësi i tyre u vra, ka pyetje serioze në lidhje me vlefshmërinë e testimit për helmim me polonium tetë vjet pas vdekjes së zotit Arafat. Besohet se hetimi mund të marrë disa muaj dhe një ceremoni rivarrimin, me nderime ushtarake, pritet të mbahet më vonë të martën.
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: