E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka e BE, Berishës: Ekspertë cekë për "dosjet"

Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një takim me Trojkën e Bashkimit Evropian, e cila ka siguruar kreun e qeverisë se do të ketë ndihmën e nevojshme nga ana e ekspertëve cekë, për një zbatim sa më të mirë të ligjit të lustracionit në Shqipëri. 

TIRANE- Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një takim me Trojkën e Bashkimit Evropian. Në thelb të këtij takimi kanë qenë diskutimet mbi ligjin e shumëpërfolur të “lustracionit”. Trojka e Bashkimit Evropian e cila kryesohet nga Ambasada ceke në Shqipëri, ka siguruar kryeministrin Berisha se do të ketë ndihmën e nevojshme nga ana e ekspertëve cekë, për një zbatim sa më të mirë të ligjit të dosjeve. Trojka e BE ka theksuar se ekspertët cekë të cilët kanë përvojë në këtë fushë, do të japin ndihmën e duhur për zbatimin e ligjit të lustracionit në Shqipëri.
Ligji i dosjeve është kundërshtuar ashpër nga opozita e cila ka dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim rishqyrtimin e këtij ligji. Ndërkohë që kryeministri Berisha ka bërë disa herë publik faktin se ky ligj nuk është konceptuar për të goditur kundërshtarët politikë.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›