E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria deshton te mbylle ndotesit e paligjshem

Ministria e Mjedisit ka deshtuar ne mbylljen e te gjitha furrave te djegies se gomave per prodhimin e gelqeres ne zonen e Krujes.

Ministri i Mjedisit Lufter Xhuveli thekson se para dy vitesh ne kete zone ka patur rreth 170 furra te tilla, pas aksioneve numri i tyre eshte minimizuar por pa arritur ta frenoje te gjithe fenomenin.

“Edhe pse pjesa me e madhe e furrave eshte zhvendosur shfaqen njerez qe nuk e respektojne ligjin”, u shpreh Xhuveli.
Persa i perket ndotjes ne zonat bregdetare dhe parqeve kombetare ministri  Xhuveli tha se kjo eshte shkaktuar si pasoije e rritjes se madhe te turisteve ne kete sezon por edhe nga mungesa e pergjegjesise se qytetareve.

“Ka nje qartesim te kerkesave per zbatimin e ligjit nga struktura te pushtetit vendor. Kemi te bejme me nje process midis atyre qe kerkojne te zbatojne ligj dhe rregullat e ketij shtetit”, theksoi ministri.

Xhuveli beri nje ekspoze te gjere te gjndjes se mjedisit ne Shqiperi duke ju referuar raportit tre vjecar te programit kombetar per mbrojtjen e mjedisit.

Sipas ketij raporti por edhe atyre nderkombetare, - theksoi zoti Xhuveli,-Shqiperia renditet e 25 ne bote per indeksin e performances mjedisore ne nje liste me 149 vende.

Ne konkluzion ministri duke u bazuar ne shifrat e deklarauara tha se aktualisht Shqiperia ka nje rritje te vazhdueshme dhe permiresim te treguesve te mjedisit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›