Transaksionet për pronat, nga sot, në fuqi ligji për noterët
TIRANË- Ka hyrë sot në fuqi ligji për shërbimin e noterisë. Tani, qytetarët apo bizneset qe kerkojne të blejnë apo shesin nje pronë, nuk janë të detyruar të bëjnë regjistrimin ose çregjistrimin në zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, pasi këtë do ta bëjnë noterët.
Gjithçka eshte e parashikuar ne ligjin per sherbimin e noterise, i cili ka hyrë sot në fuqi.
Me këtë ligj, zyra e Noterit shëndrrohet në nje zyrë “One Stop Shop” në shërbim të qytetarëve dhe biznesit, duke ulur nivelin e burokracive dhe duke u kursyer kohë atyre. Sherbimi i ri i noterise do ti shërbeje edhe uljes së korrupsionit me transaksionet me pronat.
Sipas ligjit, noterët kanë akses ne Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duke bërë online verifikimin e pasurisë dhe regjistrimin e saj. Për çdo rast, noteri duhet që të ketë autorizimin e qytetarit, pasi çdo hyrje e tyre e paautorizuar lë shenjë në sistem.
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, duke folur për ligjin për sherbimin e Noterisë që po implementohet së fundi theksoi se, dixhitalizimi i sistemit të Noterisë sjell kthimin e Zyrës së noterit në një One Stop Shop për qytetarët dhe biznesin, ç'ka do të thotë se të gjithe transaksionet për pasuritë e paluajtshme do të bëhen në Zyrën e Noterit.
Gjatë ketij muaji do të konsolidohet sistemi i arkisvës i ZRPP ose arkiva elektronike, sistemi që do të lidhë zyrën e Noterit me ate të ZRPP si dhe do të fillojë procesi i trajnimit të notrëve dhe i operatoreve në ZRPP.
Ndersa, do të miratohen një set aktesh nënligjore që do të rregullojnë marëdhënien e re që krijohet midis qytetarëve ose biznesit me Zyrën e Noterit dhe ZRPP, përfshi këtu rishikimin e tarifave qe qytetarët do të paguajnë.
Ligji për sherbimin e noterisë parashikon lehtësira për qytetaret dhe bizneset pasi cdo transaksion me pasurite e paluajteshme realizohet nëpërmjet noterëve. Qytetarët nuk do të presin më në radhë në Zyrat e Rregjistrimit te Pasurisë së Paluajteshme (ZRPP) për të marrë një informacion apo për te bëre një transaksion dhe veprim finciar pasi të gjitha këto procese, do te realizohen ne Zyren e Noterit, brenda një kohe mjaft të shkurter 2 deri ne 3 ditë nga 25 ditë që ishte më parë.
(d.b/BalkanWeb)