Thaçi-Ashton: E ardhmja e ballkanit, NATO dhe BE
Bruksel- Catherinë Ashton, shefja për politikën e Jashtme në Bashkimin Europian duke rivlerësuar marrëveshjen e arritur mes Serbisë dhe Kosovës pak ditë më parë në Bruksel ka theksuar se e ardhmja e rajonit është BE dhe NATO. Në një konference të përbashkët me kryeminsitrin Thaçi, Ashton ka nënvizuar se marrëveshja është historike.
Vetëm pak ditë më parë në pamë atë që është një marrëveshje historike Kosovë-Serbi, dhe nisja e studimit të vizibilitetit mes BE-së dhe Kosovës. Kjo marrëveshje për bashkëpunimin rajonal është edhe një hap shumë i madh që do ti mundësojë Kosovës të flasë vetë dhe të marrë pjesë në takimet rajonale dhe të nënshkruajë çdo marrëveshje për veten e saj. Marrëveshja e dytë ka të bëjë më menaxhimin e pikave kufitare me Serbinë, dhe kemi arritur mjaft se kjo vjet nuk imagjinohej të ndodhte. Për mua është më e rëndëshishme edhe përmisimi i jetes së njerëzve, jam shumë e kënaqur që ne ecim përpara si me Kosovën si me Serbinë dhe dua të shpreh dëshirën që ju të afroheni edhe më shumë më BE-në. Shpresoj edhe anëtarësimi në BERZH. Pra shpresojmë vazhdimin e bashkëpunimit se skemi arritur atë që duhet të arrijmë tha në fjalën e saj Ashton.
Kryeministri kosovar Hashim Thaçi në kuadër të vizitës së tij në Bruksel ka vlerësuar mbështetjen e BE-së ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e integrimit europian.
“Kam patur një takim me zonjën Ashton për shumë çështje dhe ne të dy kemi rënë dakort se e ardhmja dhe e vendeve të ballkanit perendimor është në BE dhe NATO. Marrëveshja mes Kosovës dhe natyrisht përben një element kyç të marrëdhënieve jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por besoj se hapat që po bëjmë janë të vështirë por janë thelbesor për përspektiven tonë europiane”- tha Thaçi.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Jahjaga e Thaçi : Prioritet integrimi në NATO dhe BE Në konferencën ndërkombëtare “Evropa Juglindore në epokën multipolare”, kryefjala e...
- Qeveria Thaçi: Marrëveshja, njohje e Kosovës nga Serbia Prishtinë- Qeveria e Kosovës vazhdon të deklarojë si dhe të...
- Takimi në Bruksel, debat për Serbinë dhe Kosovën Bruksel- Përveç temës tepër të nxehtë të Sirisë, ministrat e...