Mjaft me pasthirrma emocionale
Kur Daniel Goleman botoi nje dekade e kusur me pare librin e tij mbi Inteligjencen Emocionale kjo e fundit ishte nje risi qe hodhi drite pikerisht mbi anen emotive irracionale te individit dhe zgjedhjet qe shpesh bejme ne jete.
Nese inteligjenca emocionale eshte dicka e nevojshme madje e kerkuar te nje individ per te balancuar zgjedhjet dhe veprimet qe ndermerr ne doza te larta emocionaliteti i tepruar vret. Individet shpesh presupozohen te jene qenie racionale te cilet ne nderveprim te lire mund te bejne zgjedhje te gabuara vetem per shkak te asimetrise se informacionit nderkohe qe pak apo aspak eshte folur per rolin vendimtar qe luajne emocionet dhe shkulmet e pasionit te cilat shpesh tejkalojne arsyen.
Sikunder ve re me te drejte ky autor qysh ne ligjet e para qe ka bere njeriu per te rregulluar jeten shoqerore te tille si Kodi i Hamurabit Dhjete Urdheresat e Hebrenjve apo Dekretet e Perandorit Ashoka eshte bere perpjekje per te ndrydhur dhe nenshtruar veprimet emocionale.
Te njejten observim ka bere dhe babai i psikanalizes Frojd ne vepren e mirenjohur Qyteterimi dhe te Pakenaqurit e tij ku shprehet nder te tjera se shoqeria duhet ne njefare menyre te disiplinoje tepricen emocionale qe krijohet pergjate menaxhimit te saj. Sot gjithsesi duket se eshte nje ideal i pamundur ajo qe thote Aristoteli kur shprehet se cdokush ka te drejte te jete i zemeruar - kjo eshte e lehte.
Por te jesh i zemeruar me personin e duhur ne masen e duhur ne shkallen e duhur ne kohen e duhur dhe me qellimin e duhur ne menyren e duhur - kjo nuk eshte e lehte.
rregullime te psikikes me doza te forta emocionaliteti dhe irracionaliteti gjen perdite ne deklaratat e politikaneve tane te cilet shpesh flasin capraze i thone gjerat si tu vije kepusin histori kodra pas bregut dhe diten tjeter dalin e thone qe qene vec deklarata politike. Shashkat e Priftit te thena me qetesi olimpike u pasuan me deklarata edhe me emotive te kryetarit te tij qe pergjithesisht merr poza te nje politikani te urte me nje barre mend dhe veteran te politikes shqiptare.
Parada garuese e zedhenesve apo deputeteve-matrioshka deklaratat e perditshme te se cilave duken se jane krejt te pavarura nga neokorteksi te formuara sikunder shprehet nje autor nga reaksione emocionale qe formohen pa vetedije konjitive te ben te nderrosh kanalin televiziv duke shpresuar per dicka me clodhese.
Nga ana tjeter kemi kacafytjen e pernatshme e gjelave partiake ne nje testim muskujsh perpara betejes elektorale te radhes ne perpjekje per te shtuar gradat apo sikunder u shpreh nje gazetar keto dite aksionet brenda shoqerise anonime partiake ku ben pjese.
Po pak dite me vone filloi nje tjeter gare irracionale e trafikut te deputeteve proklamuar po me deklarata emocionale qe te bejne te vrasesh mendjen se ku kane fjetur keto parime deri dje.
Per mos te folur pastaj per kuneter rastesisht te pasuruar baxhanake me tendere apo seksere matrapaze qe pasurohen ne menyre mjaft racionale dhe mbrohen po kaq emocionalisht nga patronet politike.
Duket se mbingarkesa e adrenalines dhe testosteronit qe shkarkohet studiove televizive nuk para po gjen ndonje rezonance te vecante te publiku tashme i mesuar me beteja donkishoteske te pernatshme qe jo rralle edhe perfundojne me kontrata te lidhura biznesi diku tjeter.
Ne fakt nese nuk ndryshon mendesia e perqendrimit pas argumentit si dhe te ofrohen zgjidhje racionale te ndertohen institucionet ne menyre evolutive te vendosen rregulla procedurale qe ofrojne garanci gare reale dhe te zhvendoset thelbi i debatit te ceshtjet e qenesishme te mbrojtura me arsyetime solide veshtire se mund te mobilizohet serish si ngahere ky elektorat tashme i lodhur i zhgenjyer dhe i tradhtuar nga nje klase politike demagogjike amorale dhe e zvetenuar.