E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjedisi, PS: Politikat e qeverisë kanë dështuar

Sekretari për çështjet e mjedisit në PS, Besnik Baraj, tha sot, gjatë një konference për shtyp, në Selinë Rozë se, “se politika e deritanishme në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ka dështuar plotësisht" 

TIRANË- Partia Socialsite gjykon se politikat e qeverisë për mbrojtjen e mjedisit kanë rezultuar të dështuara.
Sekretari për çështjet e mjedisit në PS, Besnik Baraj, tha sot, gjatë një konference për shtyp, në Selinë Rozë se, “se politika e deritanishme në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ka dështuar plotësisht”.
“Faktet flasin se ne sot jemi vendi me një erozion të frikshëm, më të madh se 10 herë, në krahasim me cilindo vend të Mesdheut", tha Baraj, ndërsa shtoi se," erozioni galopant po dëmton rëndë edhe basenet e hidrocentraleve.".
Baraj theksoi se në 20 vitet e fundit, projektet apo strategjitë në mbrojtje të mjedisit kanë qenë të panumurt.
”Inflacioni i fjalorit për këtë sektor ka qenë i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm me çfardo lloj epoke të mëparshme. Si për ironi, shkatërrimi i burimeve natyrore, pyjeve, tokës, gërryerja e lumenjve apo dëmtimi i biodiversitetit kanë qenë përsëri të pakrahasueshme”, theksoi Baraj.

”Duket qartë se as Kryeministri Berisha e as Ministri i Bujqësisë dhe i mjedisit për 10 vjet rrjesht, zoti Xhuveli, nuk janë të aftë të ndalojnë shkatërrimin e këtyre burimeve natyrore”, tha Baraj se së shpejti me fitoren e PS në zgjedhjet e Qershorit do ti vijë fundi këtyre skandaleve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›