Coaker letër Nishanit: Britania mbështetje për forcimin e ligjit
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka marrë sot një letër vlerësimi nga Ministri i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar për Policinë, Krimin dhe Sigurinë Vernon Coaker, ku shpreh vlerësimin për strukturat e policisë shqiptare, veçanërisht në bashkëpunimin me PAMEC-an. "Mbretëria e Bashkuar i kushton një rëndësi të veçantë suksesit të PAMECA III dhe është e dukshme se Ju dhe autoritetet shqiptare keni dhënë një siguri të plotë për një nisje të shkëlqyer të projektit. Ne e vlerësojmë Shqipërinë si partner në luftën kundër krimit të organizuar, siç parashikohet edhe në angazhimet e nivelit të lartë të SOCA-s (Agjencia Kundër Krimit të Organizuar). Jam mirënjohës për mbështetetjen Tuaj të vazhdueshme lidhur me investimet dhe financimet e Mbretërisë së Bashkuar për Policinë e Shtetit Shqiptar, -thuhet në letrën e Z. Coaker. Coaker në letrën e tij, shpreh angazhimin e plotë për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve." Dëshiroj të theksoj edhe njëherë mbështetjen time dhe të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për forcimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri në luftë kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar që prek të dy vendet tona,- shprehet Ministri Coaker në mbyllje të letrës së tij për Ministrin e Brendshëm Z. Bujar Nishani. Ministri i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar për Policinë, Krimin dhe Sigurinë Vernon Coaker zhvilloi një vizitë më 17 shkurt në Shqipëri.