Mjedisi, pastrohenplazhet ngaujrat e zeza
TIRANE- Inspektorët e Mjedisit pastrojnë plazhet e vendit nga ujërat e zeza dhe mbeturinat. Gjatë ditës së djeshme ka kaluar në sitë e gjithë vijnë bregdetare të Golemit. Në këtë zonë janë përqendruar, kryesisht te kanalizimet e lokaleve që përfundojnë në det, të cilat ata i kanë prishur.
Kryeinspektorit të Mjedisit, Ilir Bala, ka thënë për “Gazeta Shqiptare” se puna është përqendruar në vijën bregdetare dhe po monitorohen zonat bregdetare për mbeturinat, zhurmat e lokaleve për shkak të muzikës së lartë, si dhe kanalizimet e ujërave të zeza që shpeshherë përfundojnë në det, duke u bërë një faktor direkt i ndotjes së ujërave.
Sipas inspektorëve të Mjedisit, në bazë të kontrolleve të kryera, rezulton se situata mjedisore në krahasim me sezonin turistik veror të vitit 2009, ka pasur përmirësime të dukshme, sidomos në zonën ranore ku gjendja përgjithësisht është e kënaqshme dhe mjedisi relativisht i pastër (plazhi Velipojë, Shëngjin, Tale, Spille, Himarë dhe Sarandë).
Megjithatë, ata pranojnë se, sërish, gjatë kontrolleve të tyre, kanë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit "Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta" me pasojë dëmtimin e ambientit.
Ndërkohë, vetëm pas kontrolleve të ushtruara gjatë dy muajve të fundit, ata kanë ndëshkuar me gjobë nga 500 mijë deri në 1 milionë lekë të reja rreth 13 komuna, bashki e subjekte private.
(s.g/GSH/BalkanWeb)