E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, përparime në luftë kundër terrorizmit

Washington, 6 gusht - Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e publikuar për terrorizmin në botë për vitin 2009, e ka cilësuar Shqipërinë si një shtet që, duke iu bashkuar SHBA-së, luftoi me agresivitet luftën ndaj terrorizmit.
 
Në raport thuhet se, Shqipëria shtoi numrin e trupave në Afganistan, ngriu të gjitha llogaritë qe kishin të bënin me pastrimin e parave apo financimet për terroristët.

Gjithashtu, Shqipëria shënoi progres në identifikimin e cenimit të kufijve tokësore apo detarë, por qeveria dhe policia vazhduan implementimin e plotë të sigurisë së kufijve për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Raporti për Shqipërinë në pikat e saj përmend fillimin e gjyqit kundër Hamzeh Abu Rajanit, emri i të cilit ishte përfshirë në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara numër 12/67, që përcakton listën e individëve dhe organizatave të lidhura me Al Qaedan dhe talebanët, financierit të Yasin Al Kadi, i cili akuzohet për fshehjen e fondeve që financojnë terrorizmin.

Një tjetër rast i përmendur në raport është ai i arrestimit më 12 tëtor të imamit Artan Kristo në Durrës. Kristo, i njohur si Muhamed Abdullah, akuzohet për nxitjen publike dhe përhapjen e akteve terroriste për thirrje për xhihad në forumin e AlbSelafi.net.

Më parë Kristo u cilësua si i dyshuar në vrasjen e sekretarit të përgjithshëm të Bashkësisë Shqiptare Islamike Salih Tivari, në janar të vitit 2003. Gjykata e Durrësit vendosi të burgosë Kriston në pritje të gjykimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›