E Shtunë, 31 Tetor 2026

CL, Trajneri i Canës, Gerets: “Duhet të fitonim”

Erik Gerets, trajneri belg i Olimpikut të Marsejës, ende nuk e ka mbledhur veten nga humbja e regjistruar nga lojtarët e tij në fund të ndeshjes me Beshiktashin (2-1), por gjithsesi ai nuk e mohon faktin se ishte i kënaqur nga performanca e të tijve, sidomos në pjesën e dytë. "Me përjashtim të rezultatit, janë të gjitha arsyet për të qenë të kënaqur. Në pjesën e parë, më duhet të pranoj se luajtëm keq, edhe për shkak të taktikës së zgjedhur. Gjërat u ndryshuan pas ndryshimit të taktikës sonë në pjesën e dytë. Kur ishte loja 1-1 ne i kishim të gjitha shanset për ta fituar takimin. Duhet ta kishim fituar atë ndeshje". Gjithsesi, Olimpiku i Marsejës (kapiten është Lorik Cana), i ka të gjitha shanset për t'u kualifikuar midis 16-të më të mirave të Europës, në rast se nuk humbet me Liverpulin pas 15-ditësh. Tekniku beson: "Në do të kemi një avantazh të madh: 50 mijë spektarorë do të na mbështesin. Ne kemi me të vërtetë nevojë për ta, pasi Liverpuli është në formë të madhe. Ne nuk kemi bërë kurrë ndeshje të këqia, por ne vazhdojmë të bëjmë shumë gabime individuale, të cilat i bëjnë fajtorë edhe lojtarët. Është për të ardhur keq, pasi në këtë ndeshje (kundër Beshiktashit) ne mund të shënonim më shumë se një gol. Duhet të ndalojmë menjëherë gabimet, por unë nuk dëshiroj t'ia hedh gurin e fajit askujt në vecanti".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›