Tirana pezullon Merkoçin dhe Abazajn

Klubi i Tiranës pezulloi dy sulmuesit e tij, Eldorado Merkocin dhe Oriand Abazaj. Për Merkocin pezullimi do të jetë 6 muaj dhe një gjobë prej 20 për qind të vlerës së kontratës, ndërsa për Abazajn, pezullimi do të jetë deri në fund të dhjetorit, ndërkohë që edhe ish-sulmuesi i Kastriotit do të vuajë të njëtën gjobë.
Portieri i Vllaznisë, veterani Grima kërkon frenimin e Dinamos krysuese, kur të dy ekipet do të ndeshen në Tiranë. Dinamo fitoi fazën e parë në Shkodër me rezultatin 1-0. Vllaznia vjen në ballafaqimin e dytë me blutë pas fitores 2-1 me Elbasanin.
Partizani nisi përgatitjet anti-Besëlidhja me synimin për të marrë tri pikët e dyta me lezhjanët, por edhe për të rigjetur fitoren që i mungon prej pesë javësh. Në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Partizani fitoi me Skraparin 2-0.
Marius Ngjela, golashënuesi më i mirë për momentin (9 gola) mund të transferohet gjatë merkatos së janarit te Flamurtari.