CL, Ançeloti: “Bëmë shumë gabime në mbrojtje”

Milani nuk arriti më shumë se barazimi 1-1 me Benfikën në Portugali, por megjithatë e garantoi një vend për në të tetat e finaleve të Ligës së Kampioneve, edhe pse vendi i parë në grup ende nuk është siguruar plotësisht. Gjithcka do të luhet në "san Siro" kundër Sëlltikut të Gllazgout. "Bëmë shumë gabime në mbrojtje, - thotë trajneri Karlo Anceloti, - ndoshta dhe nga presioni i kundërshtarëve. Vendi i parë në grup është shumë i rëndësishëm për vazhdimin e kompeticionit pasi të lejon të luash ndeshjen e kthimit të një të tetave në shtëpi". Grupi D do t'i luajë ndeshjet të martën e ardhshme, më 4 dhjetor, për t'i krijuar mundësinë Milanit, kampion i Europës në fuqi, të diskutojë Botërorin e Klubeve nga 7 deri më 15 dhjetor në Japoni.