E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Zgjedhore, komisioni Ad Hoc nis punën, Topalli: Gur prove për partitë

TIRANË- Dy javë pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë, u mblodh sot për herë të parë komisioni Ad Hoc për reformën zgjedhore. Në nisje të punës kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se pret që kjo reformë të jetë gjithpërfshirëse.

“Kam besim dhe shpresoj thellësisht se ky gur prove për cdo parti politike do jetë moment reflektimi për të arritur kompromise në funksion të standardeve perfekte të reformës. Secili prej përfaqësuesve të partive janë në provë. Besoj se ju do i qëndroni interesit të vendit”,- deklaroi Topalli.

Kryeparlamentarja uroi që reforma të jetë e sukseshmë, ndërkohë që siguroi që partitë do kenë gjithë mbështetjen e duhur.

“Si kryetare e Kuvendit duke uruar që reforma të jetë e suksesshme ju them se administrata do jetë në mbështetjen tuaj. Mbase kjo punë duhet të ishte bërë më parë, por e rëndësishme është që nis sot e bazuar edhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR”,- theksoi Topalli.

6 parti parlamentare vihen sot përballë njëra-tjetrës në të parën mbledhje të komisionit Ad Hoc për refomën zgjedhore, për t’u bërë gati për zgjedhjet e ardhëshme. Palët kanë gati paketën e propozimeve kurse pika më e nxehtë që mund të shkaktoje debate është cështja e sistemit zgjedhor.

Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri i Partisë Socialiste dhe Ilir Rusmali i Partisë Demokratike. Tashmë palët kanë gati paketën e propozimeve që do të nisë me amendimet e ndryshme të kuadrit ligjor për procesin zgjedhor, siç janë votimi familjar, votimi fiktiv, problemet me listat e zgjedhësve.

Megjithatë, PS duket se do të këmbulë veçanërisht në rekomandimet e OSBE-ODHIR për përmirësimin e administratës zgjedhore, jo vetëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por dhe në administratën lokale.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kodi Zgjedhor, Topi: Të miratohet në kohë, pa emocione partiake

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›