Mjek apo shitës ilaçesh?
Pak kohë më parë, në studion time
hyri një shkencëtar i një kompanie
farmaceutike të njohur amerikane,
i cili merrej me zbulimin e ilaçeve dhe më
bëri një ofertë të jashtëzakonshme: të
flisja për përdorimin e "Effexor", një ilaç
antidepresiv. Nëse do të merrja përsipër
këtë detyrë ai do të më paguante një
seminar për informacionet. Më pas me
shpejtësi më shtoi edhe oferta të tjera:
500 dollarë për çdo prezantim, 750 dollarë
nëse do më duhej të drejtoja një konferencë
për më shumë se një orë. Një
avion do të më çonte në Nju Jork për një
program zhvillimi të aftësive; do të qëndroja
në një hotel të shtrenjtë në qendër
të vendit dhe do të merrja një honorar
ekstra.
Fillova të mendoja. E njihja antidepresivin
"Effexor" dhe kisha lexuar studime
ku tregohej se ishte më efikas se "Ssri".
Ilaçet e tjera si "Prozac", "Paxil" dhe
"Zoloft" e rrisin nivelin e serotoninës,
neurotransmetuesi përgjegjës i humorit.
"Effexor" është një inhibitor (ndalues)
dual, rrit si serotoninën ashtu edhe norepinefrinën.
Teoria e shkencëtarit ishte që
"Effexor" duhet të kishte medoemos
(përmes fjalëve) një efekt më të fuqishëm.
Pas disa javësh po përshkoja hollin
luksoz të hotelit "Millenium" në Manhatan.
Kur u afrona në recepsion, punonjësja
më buzëqeshi dhe më tha: "Përshëndetje
doktor. Mesa shoh jeni këtu
për konferencën që do të mbajë kompania
farmaceutike. Urdhëroni materialin".
Më dha në dorë programin, ftesën
për darkë dhe një biletë për të shkuar në
një "musical". Në atë moment ndjeva një
tronditje të thellë. Dukesha si një thes i
mbushur me para.
Mëngjesin tjetër, në konferencë ishin
paraqitur qindra psikiatër. Pashë një të
njohurin tim, të cilin nuk e kisha takuar
prej kohësh. Kisha dëgjuar se po fitonte
shumë para. Iu afrova dhe e pyeta se me
çfarë merrej. Më tha se kishte dhënë
shumë konferenca për një kompani farmaceutike
mbi "Neurontin", një ilaç i
aprovuar për epilepsinë.
Programi përfshinte ndërhyrjet e akademikëve
të specializuar në këtë temë.
Mes tyre ishte edhe një studiues i njohur
nga Kanadaja. Sipas analizës së tij, përqindja
e shpëtimit me "Effexor" ishte 45
për qind në krahasim me "Ssri", 35%. Ishte
hera e parë që demonstrohej efikasiteti
i një antidepresivi kundër ilaçeve të
tjera. Nëse "Effexor" do të cilësohej
vërtet si i mirë, atëherë ky do të ishte një
revolucion. Studiuesi nga Kanadaja bëri
një sërë kritikash të forta, por më pas i
tërhoqi ato. Ai tha se i kishte kërkuar kompanisë
të gjitha të dhënat, pa seleksionuar
ato më të favorshmet të "Effexor".
Kjo ishte një pikë e rëndësishme,
sepse shpeshherë kompanitë nuk e lejojnë
publikimin e të dhënave negative.
Për studimin e tij, shkencëtari nga
Kanadaja kishte zgjedhur diçka që në atë
kohë ishte një parametër i pazakontë për
të vlerësuar efektin e antidepresivëve:
përqindjen, se sa përgjigjen zakonshme.
Përgjigjja i korrespondon përmirësimit të
simptomave deri në 50%. Në fakt, përqindja
konsiderohej si shërim i plotë. Ishte
një pikë bindëse në favor të antidepresivit.
Kur filloi të ilustronte efektet anësore,
disavantazhi më i madh i "Effexor"
ishte fakti se mund të shkaktonte hipertension.
Edhe me doza të vogla, 3% e
pacientëve ishin prekur nga hipertensioni.
Diskutimi vazhdoi edhe për disa orë.
Kujtoni se po i besoja të gjitha? Sigurisht
që jo. E dija që nuk ishte një seminar
mjekësor. Në fund, të gjithë pjesëmarrësve
u dhanë nga një zarf, një pagë prej
750 dollarësh.
Ditën tjetër mora një telefonatë nga
"instruktori" im, i cili më falënderoi për
punën e shkëlqyer që po bëja. Fillova
të bëja seminare çdo javë dhe në
adresën time vinin fakse, ku mjekë të
rëndësishëm kërkonin të takoheshin
me mua. Përveç atyre që kisha lexuar
kompania më siguronte shumë të dhëna.
Një herë u magjepsa nga sasia e të
dhënave të detajuara që ishin në
gjendje të siguronin industritë farmaceutike.
Shoqëri të specializuara në
kërkim të tregut nxjerrin informacione
mbi përshkrimet e farmacive lokale
dhe ua shesin kompanive.
Gjatë asaj kohe mbajta shumë konferenca,
ndërsa kompania më siguronte informacionet
dhe të dhënat. Gjërat shkonin
mirë, pasi edhe të dhënat ishin pozitive.
Duhej të gënjeja, sepse kisha frikë se
nuk do të më ftonin më për të mbajtur
konferenca. Në fakt, dalëngadalë fillova
të përballesha me etikën e heshtjes sime.
Një nga momentet më të këqija ishte
gjatë një konference para shumë psikiatërve.
Duke folur për një studim të kompanisë
që përfaqësoja, thashë pa
dashje se edhe pacientët që pinin 300
miligramë "Effexor" në ditë ishin të rrezikuar
nga hipertensioni. "Vërtet? Kam
vërejtur hipertension edhe në doza më
të vogla", tha një nga mjekët në sallë. "Ka
të ngjarë, por është më e rrallë në dozat e
përdorura zakonisht". U përgjigja unë.
Më hodhi një vështrim vëngër dhe tundi
kokën.
Nuk kisha gënjyer, por kisha transformuar
të dhënat në mënyrën më të mirë
të mundshme. Fillova të mendoja me
vete se pse duhej që dikush t‘i jepte cilësi
të mira një antidepresivi që shkakton
hipertension? Nuk mund ta harroja
shikimin e atij mjeku, mes skepticizmit
dhe përçmimit. Mendova se paratë po
ndikonin në gjykimin tim kritik. Por, gjithashtu,
kishte edhe një problem tjetër.
Pacientët që ndërprisnin mjekimin kishin
marrje mendsh, pagjumësi dhe trishtim.
Gjatë prezantimeve të mia flisja për
simptomat, por "që zakonisht" mund të
shmangeshin. Megjithatë kisha gjithnjë
e më shumë rezerva mbi përdorimin e
"Effexor" si ilaç kryesor. Jo vetëm që të
dhënat krahasuese nuk ishin më kaq
mbresëlënëse, por gjithashtu studimet
ishin kryer për një periudhë të shkurtër
kohore (6 ose 12 javë). Ishte e qartë se me
më shumë teste, për shembull 6 muaj,
pilula "Ssri" do të kishte arritur "Effexor".
Në fund të prezantimit tim të ardhshëm
thashë se të dhënat i përkisnin një
periudhe të shkurtër kurimi, e ndoshta
"Ssri" ishte po aq efikase sa "Effexor". E
përfundova konferencën time të radhës
me një lloj mërzitjeje. Pas disa ditësh më
vizitoi një përgjegjës i zonës dhe më tha:
"Nuk ishit shumë entuziast në prezantimin
tuaj të fundit. Nuk ndiheshit mirë?"
Mendoj se mesazhi ishte i qartë: isha
paguar për të promovuar në mënyrë entuziaste
ilaçin. Në atë moment vendosa
që karriera ime e financuar nga ajo kompani
farmaceutike kishte marrë fund,
duke braktisur kështu gjithçka e duke iu
rikthyer jetës normale.
Duke menduar për vitin që kalova si
zëdhënës i asaj kompanie, mendoj se
kam humbur shumë nga vetja dhe karriera
ime. Gjithashtu ka të ngjarë që disa
pacientë kanë pasur më shumë depresion
duke përdorur ilaçin që unë paguhesha
për ta reklamuar.
Kohët e fundit trokiti sërish në zyrën
time një tjetër studiues dhe më ftoi në
prezantimin e një ilaçi antidepresiv. "Do
të jetë interesante. Doni të merrni
pjesë?" E lexova me shumë kujdes ftesën,
por papritur më erdhi ndërmend
një kujtim: unë para një podiumi që jepja
konferencë si një robot për një kompani
farmaceutike. Meqë tani e njoh mirë
veten time iu përgjigja: "Jo, por faleminderit
gjithsesi".