Nënat e forta të burrave të mëdhenj
Edhe liderët më të fuqishëm të botës kanë nevojë për një zonjë që t‘i udhëheqë dhe për Nikolas Sarkozinë, pavarësisht grave që kanë hyrë e dalë në jetën e tij, një zonjë ka qëndruar gjithmonë e gatshme për ta ndihmuar në ditë të vështira e të mira: e ëma Andre. Sigurisht që nuk i tërheq titujt e gazetave si gruaja e tretë e të birit, ish-modelja italiane, Carla Bruni, por 82- vjeçarja ka qenë një shkëmb i fortë për të birin dhe dy djemtë e tjerë të saj, që nga momenti kur i solli në jetë. Për francezët, mamaja e Sarkozisë është pak a shumë si nëna mbretëreshë. Ajo është një grua e hekurt, e cila ka ditur të rrisë e vetme tre djemtë e saj, kur i shoqi vendosi t‘ia lërë mbi kurriz barrën e rritjes së tyre, duke u larguar nga familja. Në atë kohë Nikolas ishte vetëm 4 vjeç. Ndikimi i mama Andresë në jetën e Sarkozisë ka qenë i njëjtë si në ditët e lavdisë së madhe e popullaritetit, ashtu edhe në ato të vështira. Vitin që i parapriu zgjedhjeve të fundit presidenciale në Francë, zonja Sarkozi, e cila në mënyrë afektive njihet në Francë me emrin Dadu, shfaqej rregullisht në emisionet politike televizive për të siguruar në mënyrën e saj kombin se djali i saj "i shkëlqyer" nuk ishte monstra që përshkruanin kritikët e tij. Në vijim, me zgjedhjen e Sarkozisë si President i vendit, ajo ka dhënë disa opinione për të shpjeguar lëvizjet politike e personale të të birit. Për sa u përket anëtarëve të qeverisë, ajo në jo pak raste ka bërë komente personale. Në lidhje me "vajzat" që Sarkozi ftoi në qeveri, ajo kishte kundërshtitë e saja, madje një herë shprehu mendim negativ edhe për ministren e Financave, Kristine Lagarde. Në momentet e para pas divorcit nga gruaja e tij e dytë, Sesilia, ishte mamaja që e shoqëroi të birin në vizitën e tij të parë zyrtare në Kinë. Dadusë nuk i pëlqen të flasë vetëm për çështjet politike të të birit. Jo rrallë është shprehur në media edhe për çështjet e trazuara të zemrës së të birit dhe në këtë kuadër e ka përshkruar ish-gruan e tij, Sesilia, si një person "të ftohtë". Pas divorcit të çiftit në tetor të vitit të kaluar, mamaje shprehu besimin se i biri nuk do t‘i përsëriste më gabimet e tij, pra nuk do të martohej më, por duket se Nikolasi i saj i vogël nuk dëgjon nga ai vesh. E lodhur me publikimet e jetës private, ajo madje u shpreh diku se i kishte ardhur në majë të hundës me gjithë ato nuse. Sarkozia sigurisht që nuk ndenji gjatë i vetmuar, madje e kreu ceremoninë e vënies kurorë për herë të tretë brenda tri muajsh nga zyrtarizimi i divorcit. E duket si për inat, edhe ish- bashkëshortja e tij, Sesilia, vetëm disa ditë më parë zyrtarizoi me martesë lidhjen e saj me të dashurin e vjetër në Nju-Jork. Duke iu rikthyer edhe njëherë mamasë, duket se si edhe në lidhjet e mëparshme, pavarësisht nga dashuria që Sarko ka për gruan e re, hapësira që i mbetet Dadusë do të jetë e njëjta. Ndoshta e shoqja e Sarkozisë edhe mund të jetë përfolur në shtyp dhe reagimi i Presidentit mund të mos ketë qenë shumë i ashpër, por nuk dihet se çfarë do të ndodhte në rast se pena e dikujt do t‘i prekte gruan e vetme, të fortë e të qëndrueshme të jetës: mamanë.
Jennie Churchill, mamaja e Winston Churchill
Ishte shumë aktive dhe ndërhynte në të gjitha çështjet që kishin të bënin me të birin. Takonte njerëz dhe përdorte gjithë influencën e saj për t‘i zgjidhur çështjet sikundër e gjykonte. Që nga diplomatët, oficerët e gjeneralët, të paktë ishin personat që nuk e kishin kontaktuar, apo i kishin shpëtuar syrit vigjilent e tepër të vëmendshëm të zonjës Churchill. Në fund të fundit, nëse ambicia e një nëne është të shohë të birin të bëhet Kryeministër, më e pakta që ajo duhet të bëjë është që t‘i përgatisë atij terrenin me të gjitha mënyrat, për të arritur realizimin e ëndrrës. Thuhet se dikur është shprehur se e kishte ditur që sapo e lindi Churchilli-n se do të kishte qenë arritja më e madhe e jetës së saj. Mamaja këmbëngulëse ndërmori një fushatë të denjë për çdo politikan për të siguruar lavdinë profesionale të të birit. Pavarësisht talentit të tij, një meritë të madhe në famën dhe pozicionin që fitoi Churchilli ia detyron edhe lidhjeve dhe këmbënguljes së të ëmës. Ajo diti që të krijonte e të shfrytëzonte kontaktet e duhura, në mënyrë që i biri të kishte një karrierë shumë të mirë në ushtri, gazetari dhe politikë më pas. Rrëfehet se ajo ishte aq e dhënë pas lavdisë e ngritjes së Winston-it, saqë la përgjysmë edhe muajin e mjaltit me bashkëshortin e dytë për të ndihmuar të birin gjatë fushatës zgjedhore në Oldham. Në shenjë mirënjohjeje për gjithë dedikimin mëmësor dhe miqësor të së ëmës, Winston Churchill, që konsiderohet si politikani britanik më i votuar i të gjitha kohërave, ka shkruar: "Mamaja ime shkëlqeu në fatin tim, me dritën e yllit të mëngjesit".
Ann Soetoro, mother of Barack Obama
Deri tani ka fituar lavdi dhe vota me pamjen, mënyrën e të sjellurit dhe të folurit. Ndaj nuk është një e papritur fakti që burimi i tij kryesor i frymëzimit nuk është as Martin Luther King, as Malcolm X, por një grua, nëna e tij, Ann. Ajo nuk është më në ditët e tija, pasi vdiq nga kanceri në vitin 1995, por, sipas vetë fjalëve të kandidatit demokrat për President, ka qenë forca shtytëse dhe energjia pozitive që ka vënë në lëvizje "motorin" Obama në sfidën e tij presidenciale. Ajo ishte aq e vendosur për suksesin e të birit, që kur ai ishte i vogël, saqë gjatë viteve të shkollës e zgjonte atë në orën 04.00 të mëngjesit për t‘i përsëritur mësimet para se të shkonte në shkollë. Ishte e ëma ajo që i mësoi Barack rëndësinë e të qenit i ndershëm, i të qenit i hapur dhe i drejtpërdrejtë, rëndësinë e të pasurit një gjykim të pavarur. Për ta mësuar me oratorinë ajo e vinte të birin të dëgjonte kasetat me fjalimet publike të Martin Luther King. Mënyra se si e ëma e rriti dhe e edukoi Barack nuk ishte ndër më të lehtat e mundshme. Sot ai tregon se shpesh e ndiente veten si një "eksperiment" në duart e një shkencëtareje, e cila, megjithatë, arriti që të nxjerrë në dritë një "produkt" shumë të vlefshëm. Pas vdekjes së të ëmës, Barack i ishte asaj mirënjohës për të gjitha sa ajo kishte bërë për të, duke filluar që me shkollimin e deri te vetëbesimi. Ja si shprehet ai me fjalët e tij: "Mamaja ime ishte shpirti më bujar që kam njohur ndonjëherë. Çdo gjë të mirë që kam në karakter ia detyroj dashurisë dhe kujdesit që ajo tregoi për mua".
Violet Lewis, mamaja e boksierit Lennox Lewis
Në kulmin e famës së tij, si boksieri më i famshëm në botë, në jetën e Lennox kishte dy gra. Të dyja quheshin Violet dhe të dyja kishin një ndikim shumë të madh në karrierën e sportistit të famshëm. Violet e parë ishte gruaja e tij, e cila preferoi të qëndronte jashtë qendrës së vëmendjes, ndërkohë që Violeta tjetër, e ëma, nuk e kishte një preferencë të tillë. Mamaja kishte lindur në Londër, por së bashku me të shoqin kishin emigruar në Kanada në kërkim të punës, e ndërsa mbërrijnë në Kanada familja ndahet, pasi i ati vendos të jetojë më vete. Në atë moment jeta e tyre ishte aq e vështirë, saqë e ëma u detyrua ta dërgonte të birin sërish në Britani për t‘u takuar 5 vjet më pas. Më vonë, kur i biri fitoi famë, sa më shumë që i shtohej fuqia aq më në pah dilte edhe e ëma. Nuk kishte foto zyrtare të të birit ku e ëma të mos shfaqej. I biri ishte bërë vërtet një nga sportistët më të mirë të të gjitha kohërave, sidomos pas mundjes që i bëri në vitin 2002 në ring Mike Tyson. Violet jepte intervista të shumta dhe në njërën prej tyre u shpreh shumë e kënaqur që i biri në vitin 2004 vendosi që të tërhiqej nga ringu. Aq i madh ishte ndikimi i së ëmës te boksieri, saqë edhe biografia e tij e botuar në vitin 2004 titullohet "Djali i mamasë".