Mjekesia Ligjore: Eshtrat e gjetura ne Dajt, te 13 burrave dhe nje gruaje
Tirane-Dy muaj pas zbulimit te nje varri masiv me eshtrat e disa te ekzekutuarve nga regjimi komunist, Instituti i Mjekesise Ligjore qe po kryen ekzaminimin, ka nxjerre te tjera te dhena per personat e ekzekutuar. Sipas nendrejtorit te ketij instituti, Admir Sinamati, eshtrat e zbuluara u perkasin 13 burrave dhe nje gruaje. Ashtu sikurse u konkludua disa dite pas zbulimit te ketyre eshtrave, personat e vrare jane te gjithe te ekzekutuar me nga nje plumb ne koke. Ekspertet e mjekesise ligjore, pas nje pune teper te veshtire, si nje rast unikal ne vend, kane arritur ne konkluzionin se ekzekutimi i trupave eshte bere rreth 25 deri 40 vjet me pare. Mes tyre kishte te rinj 25-vjecare, ndersa mosha maksimale e te ekzekutuarve arrin ne 60 vjec. Nendrejtori Sinamati ka pohuar se pas gjetjes se eshtrave, ne Institutin e Mjekesise Ligjore, jane interesuar me dhjetera persona, qe kerkojne te afermit e tyre. Por deri tani ende nuk eshte mundur te identifikohet emri i ndonje prej te ekzekutuarve. Kjo per shkallet e larte te demtimit te ketyre skeleteve, pasi ato nuk jane nxjerre nga eksperte te fushes, por nga persona amatore. Per vete rendesine e ketij procesi, nendrejtori Sinamati pohoi se jane shkembyer mendime edhe me antropologe boteror me eksperience, megjithate ai ka se ekzaminimi i ketyre skeleteve perben nje proces te veshtire.
L.K