E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i trafikut ne kliniken e Janices

Ziko Lena, i cili rezulton te jete nje personat e familjes se grekut gjinekolog Fotis Niras, dyshohet se e ka nisur veprimtarine e tij te jashteligjshme qe pas vitit 1997. Ai dyshohej se ka trafikuar edhe tre femije te tjere, por kjo akuze nuk u provua nga prokuroria. Lena, shfrytezonte njohjen me persona te komunitetit rom ne Korce, me gjendje ekonomike te dobet e te paarsimuar dhe nepermjet tyre, gjente edhe femijet qe do t'i trafikonte ne Greqi. Rastet e dyshuar nuk u provuan nga prokuroria, ndersa denimi ndaj Lenes eshte dhene nga Gjykata e Krimeve te Renda, pasi eshte provuar trafiku i bebes se Mimoza Sadikllarit. Klinika gjinekologjike e Fotis Niras gjendej ne qender te qytetit te Janicas, rreth 40 km prane Selanikut. Pas publikimit te skandalit te trafikut ne kete klinike, prokuroria greke sekuestroi nje sere materialesh, qe vertetonin dyshimet lidhur me nje rrjet te trafikut te femijeve shqiptare.

Te denuarit e rrjetit te trafikut
Ziko Lena, i denuar me 21 vjet burg
Nazmi Kreka, i denuar me 20 vjet burg
Floresha Hoxha, e denuar me 15 vjet burg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›