E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Janinë, plagosen rëndë tre shqiptarë

Makina me të cilën po udhëtonin të plagosurit mësohet se është goditur nga një makinë burgu, në të cilën si për ironi po transportoheshin disa të burgosur shqiptarë.

Nga përplasja të tre shtetasit që ndodheshin në veturë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur, janë plagosur rëndë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Janinës.

Policia greke thekson se aksidenti ndodhi si pasojë e parakalimit të gabuar nga drejtuesi i autoburgut, megjithatë hetimet mbi aksidentin po vazhdojnë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›