E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, aksidentohet familja, vdes kryefamiljari

Aksidenti me pasojë vdekjen e 41 vjeçarit Aleksandër Blaceri, kryetar i familjes, ndodhi rreth orës 21: 00 në vendin e quajtur Gryka e Kapshticës, rreth 3 kilometra larg doganës.
     
Automjeti tip BMW, me targa greke, ku udhëtonin 4 anëtarët e familjes, drejtohej nga kryefamiljari Blaceri. Mësohet se gruaja dhe dy fëmijët e tij, të moshës 11 dhe 17 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
     
Nga hetimet e policisë në vendngjarje, rezulton se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia me të cilën drejtonte autoveturën viktima, si dhe lagështia e krijuar në rrugë nga reshjet e shiut.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›