E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Meta pranon ftesen e Jermic per vizite ne Beograd

Gjate takimit te Ministrave te Jashtem te vendeve te Vishegradit ne Budapest dedikuar Ballkanit Perendimor, zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta zhvilloi nje takim dhe nje konference per shtyp, me ministrin e Puneve te Jashtme te Serbise, Vuk Jeremic, me kerkesen e ketij te fundit. Meta dhe Jeremic rane dakord per avancimin dhe konkretizimin e marredhenieve mes dy vendeve, ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle dhe si dhe ne procesin e integrimit evropian. Ministri Jeremic ftoi ministrin Meta, per nje vizite zyrtare ne Beograd, e cila u pranua me kenaqesi nga ai.

Bashkebiseduesit rane dakord per te plotesuar sa me shpejt kuadrin ligjor te marredhenieve dypaleshe, si nje domosdoshmeri per te zgjeruar me tej bashkepunimin ekonomik, tregtar dhe ne drejtime te tjera. Bashkepunimi midis Shqiperise dhe Serbise, u vleresua nga dy homologet si i nje rendesie te vecante per forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit ne rajon. Lidhur me ceshtjen e Kosoves, Meta u shpreh se pavaresisht qendrimeve te ndryshme te te dyja vendeve per kete ceshtje, e ardhmja e Kosoves, eshte nje e ardhme e sigurt evropiane, si per te gjithe rajonin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›