UP-i nga lengimi ne liri
Nga Sali Berisha*
Ky universitet me ka frymezuar mua gjate jetes time me shume se cdo gje tjeter ne historine tone kombetare. Ne nje kohe kur kombi lengonte ne shtypje, pushtim, universiteti i Prishtines, studentet e tij, ngriheshin si vigan ne rruget e ketij qyteti per lirite dhe te drejtat e shqiptareve. Historia e universitetit te Prishtines eshte historia e lirise, e perpjekjeve per liri. Nga vitet '68 deri diten e pavaresise studentet, pedagoget e ketij universiteti u vune ne krye te perpjekjeve te shqiptareve per liri dhe dinjitet.
Edhe une kam pasur nje karriere te gjate universitare. Jam perpjekur te qemtoj te verteta ne laboratoret dhe klinikat ku kam punuar. Por edhe une nje dite arrita ne perfundimin qe kishin arritur studentet e ketij universiteti, se te vertetat kane nje hierarki dhe se ne hierarkine e te vertetave, te vertetat e lirise jane me te parat, me te rendesishmet per individin dhe shoqerine. Ne kete kontekst, universiteti i Prishtines, u be per mua nje burim i madh frymezimi, shprese, krenarie. Liria kombetare eshte nje dhe e pandare. Ne rast se nje pjese e kombit nuk eshte e lire, kombi kurre s'mund te jete i lire. Ne kete universitet, u farketuan luftetaret e medhenj te lirise te kombit shqiptar, burra dhe gra, te cilet do te udhehiqnin shqiptaret ne betejen me legjendare ne historine e tyre, betejen per pavaresine e Kosoves. Fredrich Nicja thote diku: Njeriu i lire eshte femija i natyres, njeriu i shtypur eshte turpi i saj. Na nxoret pra. Ne kete perpjekje te madhe universiteti u shnderrua ne flaken e pashuar te frymezimit, te shpreses, te betejes, qe shqiptaret te jene te lire. Por edhe ne djepin dhe ne shtratin e mendimit te fuqishem intelektual, politik, shoqeror, ekonomik dhe te gjithanshem. Keto, pedagoget e ketij universiteti, themeluan partine e pare opozitare te shqiptareve ne Ballkan. Presidenti Rugova fitoi respektin, simpatine mbeshtetjen e mbare botes se qyteteruar, per vlerat qe ai kishte kultivuar ne kete universitet. Profesore te tjere te shquar Fehmi Agani, Bajram Kelmendi e shume te tjere, me dhjetera e qindra studente te ketij universiteti, rane per t'u bere te pavdekshem ne altarin e lirise se kombit shqiptar. Ndaj dhe cfare mund te them une. Ne kete universitet eshte hera e pare qe shkel. Por ky eshte Harvardi, Sorbona, Kembrixhi i lirive te mia. Universiteti i nje vendi te lire ka nje mision te madh, ka misionin e formimit te inteligjences se ketij vendi, misionin e oponences, dhe te grindjes se perjetshme me pushtetin, ne menyre qe ta persose gjithnje e me teper shoqerine. Une jam i bindur se universiteti i Prishtines dhe universitetet e Shqiperise, do ta permbushin me nder kete mision te ri te madh, ne nje shoqeri te lire.
* Nga fjala mbreme ne UP
Ne nje kohe kur kombi lengonte ne shtypje, pushtim, universiteti i Prishtines, studentet e tij, ngriheshin si vigan ne rruget e ketij qyteti per lirite dhe te drejtat e shqiptareve