E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mosnjohja e zgjedhjeve, turpi i Rames"

Qeveria juaj e re ka tre jave qe ka filluar detyren. Cilat jane projektet tuaja me te rendesishme?

Ne duhet te kryejme te gjitha reformat e nevojshme dhe te pershtatim te gjithe legjislacionin e duhur qe vendi yne te jete gati per integrimin e plote ne Bashkimin Evropian. Ne duhet te fillojme negociatat per te marre nen kontroll euron. Nje euro e forte ndihmon eksportet tona por rendon fushat e tjera te ekonomise.

Shqiperia nuk eshte anetare e BE. Si doni ju te adoptoni euron?

Derisa kriza ekonomike nuk ka mberritur, nuk do te mendojme per kete gje. Monedha jone eshte dobesuar perballe euros me tete deri ne dhjete per qind. Ne nuk kemi nje kohe te caktuar per euron. Por une mendoj se duhet te fillojne bisedimet lidhur me kete ceshtje.

Sa e ka prekur Shqiperine kriza ekonomike?

Ne e kemi kaluar krizen ne nje situate me te mire se te tjeret. Te ardhurat e shtetit kete vit u rriten me dhjete per qind ne krahasim me vitin e meparshem. Kete vit kishim nje rritje ne turizem me 36 %. Por, eksportet kane rene me rreth 12%.

Nisur nga kriza ekonomike a mendoni se jane te mirepritura vendet e Ballkanit ne BE?

Aktualisht kerkohen 27 celesa per te hapur porten e Brukselit. Kjo nuk eshte e lehte. Por procesi i integrimit te Ballkanit Perendimor ne Evrope eshte i pakthyeshem. Sigurisht qe ne Bashkimin Evropian nuk ka shume eufori. Gjithsesi BE ka garantuar vendit e rajonit tone se do te mbaje premtimin e saj.

BE ka kritikuar Shqiperine ne aspekte te vecanta si korrupsioni dhe problemet ne drejtesi..

Keto jane shqetesime shume serioze. Bashkimi Evropian ka te drejte teksa kerkon te luftohet korrupsioni. Por, indeksi i korrupsionit ne vitet e fundit tregon se ne kemi bere permiresime dhe kemi pasur rezultate ne luften ndaj korrupsionit.

Ju jeni perfshire tanime ne nje koalicion me Ilir Meten. Ju keni akuzuar me pare njeri-tjetrin per korrupsion dhe lidhje me mafien. Si funksionon koalicioni?

Rezultati i zgjedhjeve diktoi kete koalicion. Une nuk doja zgjedhje te reja dhe kisha dy opsione: zotin Meta ose zotin Edi Rama te Partise Socialiste. Une isha i prirur per Meten sepse nese do te beja koalicion me Ramen, do te mbesnin kater deputete ne opozite, por vendi ka nevoje per nje opozite te forte.

Por kjo opozite e forte e zotit Rama ende nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe kane vendosur bojkotin e parlamentit...

Kjo eshte e turpshme. Te gjithe vezhguesit nderkombetare kane konfirmuar se u arrit permbushja e shumices se kritereve te OSBE-se. Eshte e veshtire per mua te besoj se socialistet do te mbajne nje parti jashte parlamentit. Ata do te kthehen gradualisht.

A ushqen friken e "Shqiperise se madhe" bashkepunimi i ngushte midis Shqiperise dhe Kosoves dhe ndertimi i autostrades se re mes dy vendeve?

Ky eshte nje mendim i vjeter dhe arkaik. Nese vendet vendosin te bashkepunojne ngushte me njeri-tjetrin, kjo nuk do te thote bashkim territoresh. Autostrada e re lidh Kosoven me detin. Ajo eshte gjithashtu e rendesishme per rritjen e turizmit ne Shqiperi dhe nje lidhje e rendesishme edhe per Serbine dhe Maqedonine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›