E Diel, 1 Nëntor 2026

Moratinos: Spanja mbeshtet aplikimin e Shqiperise ne BE

Spanja garanton mbeshtetjen e Shqiperise per Integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta zhvilloi dje, nje takim me ministrin e Puneve te Jashtme te Spanjes, Miguel Angel Moratinos. Ministri Moratinos, ne emer te presidences se radhes spanjolle te BE, shprehu mbeshtetjen per procesin e integrimit te Shqiperise ne BE dhe per liberalizimin e vizave. Ne lidhje me zgjerimin e metejshem te BE-se dhe aplikimin e Shqiperise, ministri spanjoll shprehu mbeshtetjen e vendit te tij per liberalizimin e vizave. Ai tha se "kjo eshte nje ceshtje e karakterit teknik, per te cilen Shqiperia do te kete mbeshtetjen dhe asistencen e Spanjes, ne permbushjen e detyrimeve qe ky proces mbart". Nga ana e tij, shefi i diplomacise shqiptare, Meta theksoi angazhimin e qeverise shqiptare per "permbushjen ne kohe sa me te shpejte te te gjitha detyrimeve,, duke shenuar progres jo vetem ne prodhimin dhe pajisjen e shtetasve me pasaporta biometrike, por edhe ne drejtim te menaxhimit te integruar te kufijve, te luftes kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit e reforma ne sistemin e drejtesise". Ministri i Jashtem i Spanjes, Moratinos e ftoi homologun Meta, per nje vizite zyrtare ne Madrid.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›