E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët: Si ti shmangeni gripit sezonal, i cili paraqitet më i rrezikshëm se para një vit

Eljona Lata

Ulja e temperaturave është shoqëruar ditët e fundit me një rritje të numrit të personave të prekur me virozat e sezonit. Mjekët shprehën se këtë vit situata paraqitet më e ndërlikuar se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, prandaj ata këshillojnë se duhet pasur më shumë kujdes. Në poliklinikat e kryeqytetit, shihet se ka pasur një numër të lartë të pacientëve që shfaqin shenjat e gripit sezonal. Sipas mjekëve, qytetarët duhet të nisin të marrin masat parandaluese sapo nisin të shfaqen shenjat e para të gripit. Në bazë të të dhënave mjekësore, numrin më të madh të rasteve e shënojnë fëmijët dhe të moshuarit. Pjesa më e madhe e pacientëve janë të prekur nga infeksioni respirator i sipërm ose ndryshe nga rrufa dhe laringjit. Por, nuk përjashtohen edhe rastet kur gripi shfaqet më i rënduar te pacientët. Gjithashtu shqetësuese janë vëretjur edhe rastet me infeksion respirator të poshtëm.
Këshillat
Gripi sezonal karakterizohet nga temperatura e lartë, kolla, zakonisht e thatë, dhembje koke, muskujsh, artikulacionesh, dobësi, rrjedhje të hundëve. Shpeshherë personat e prekur nga gripi kanë ethe, dhe brenda një jave kanë probleme në rast se nuk marrin mjekimin e nevojshëm. Koha e inkubacionit të virusit të gripit të zakonshëm është dy ditë. Sipas mjekëve pacientët duhet që menjëherë të nisin të marrin medikamentet e nevojshme që sa nisin të shfaqen shenjat gripale duke shmangur kështu përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes. Këshillohet që fëmijët të qëndrojnë në shtëpi gjatë kohës që janë me grip, kjo për arsye se virozat janë ngjitëse dhe ka rrezik të përhapet nëse bie në një kontakt më të gjerë. Të rriturit, por, sidomos fëmijët, duhet të vishen mirë duke mos lejuar të ftohtin të depërtojë në trup, të marrin sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminën c për mos lejuar rënien e rezistencës së organizmit. Të pinë sa më shumë lëngje të ngrohta dhe të lajnë duart mirë, sepse në shumë raste duart bëhen mbartëse të baktereve. Këto janë disa prej këshillave që japin mjekët për të evituar gripin.
Të rrezikuarit
Gripi i zakonshëm mund të prekë të gjithë popullatën për nga ana tjetër mund të sjellë komplikacione për një pjesë të popullatës me risk si fëmijët, të moshuarit dhe pacientët kronikë apo me gjendje të vështirësuar shëndetësore. Ata që preken më shumë nga gripi janë personat me probleme të zemrës, mushkri, veshka, pacientët me sëmundje gjaku, me probleme metabolike si diabeti ose ata me sistem imunitar të dobët. Vetëm në një nga poliklinikat e kryeqytetit regjistrohen rreth 286 raste të paraqitura me shenjat e gripit sezonal. Më të rriskuar ndaj gripit janë moshat pesë deri në 14 vjeç. Kategoritë që duhet të vaksinohen çdo vit dhe duhet të trajtohen me prioritet janë personeli shëndetësor, personat e moshës së tretë, pacientët kronikë, gratë shtatzëna, personat në detyrë të rëndësishme për shoqërinë, fëmijët nga 6 muaj deri në 2 vjeç. Vaksina shitet në çdo farmaci dhe ka vlerën nga 12 mijë derr në 14 mijë lek.

Në Poliklinikën 1 në kryeqytet regjistrohen 286 persona të prekur nga gripi. Brenda 1 jave në këtë poliklinikë janë regjistruar këto shifra:
Grupmoshat 1 1-4 5-14 15-44 45-lart
Infeksion respiratore të sipërme 21 32 51 49 10
Infeksione respiratore të poshtme 16 15 36 30 16

Bashkia e Tiranës shpërndan ndihmat e mbledhura

Bashkia e Tiranës ka nisur të shpërndajë ndihmat e para të mbledhura për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër. Ditën e djeshme u nisën drejt Shkodrës disa furgonë ku transportonin të gjitha ndihmat e mbledhura nga Bashkia qendrore dhe nga njësitë bashkiake në kryeqytet. “Ne do sjellim për ditë ndihma në Shkodër ne jemi së bashku me përfaqësisë të emergjencave civile të Bashkisë së Selanikut për të shpërndarë një sasi ndihmash ndërkohë një sasi akoma më e madhe është duke u trajtuar për të ardhur në ditët në vijim ky është solidariteti ynë” u shpreh Rama. Për kryebashkiakun Rama përmbytjet në Shkodër dëshmojnë edhe një herë për paaftësinë e shtetit, ai akuzoi ashpër Kryeministrin Berisha si përgjegjës të kësaj fatkeqësie dhe shprehu dhe një herë sigurinë se opozita do të vazhdojë betejën pa kompromis me këtë qeveri në mënyrë që të detyrojë atë të hetojë zgjedhjet e qershorit. “Kjo është politika jonë dhe kjo është rruga jonë të ndihmojmë njerëzit pavarësisht bindjeve politike dhe pavarësisht kaheve të tyre dhe njëkohësisht do bëjmë një betejë pa kompromis me këtë qeveri që njerëzit i mbyti, që shtetin po e rrënon që ekonominë po e fundos dhe që duhet me patjetër t’i hapi rrugë demokracisë i hapur rrugë hetimit të zgjedhjeve të shkuara të kundër protestat nuk do të ndërpriten” theksoi Rama. Banorët e kësaj zone janë ankuar se ndihmat e ardhura nga qeveria po shpërndahen në mënyrë të padrejtë. Thirrjet e Bashkisë të Tiranës për veriun vendit i janë përgjigjur dhe bashkitë e Barcelonës dhe Ankarasë.

23 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›