E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në linjën e inerteve, arrestohet i afërmi i ish-deputetit të PD-së

Qamil Babasi është vënë një pranga pas vdekjes se punonjësit në mjediset e firmës së tij. I afërmi i ish-deputetit, Ndriçim Babasi, akuzohet për shkelje të rregullave mbrojtëse në punë
KRUJË – Vihet në pranga Qamil Babasi, i afërmi i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi. Policia e Krujës njofton se ka arrestuar presidentin e firmës “Makaresh sh.p.k” që ushtron aktivitetin në prodhimin e inerteve. Arrestimi i 43-vjeçarit Babasi u krye pasi akuzohet për veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. Dy ditëm më parë, një punëtorë i kësaj firme humbi jetën gjatë saldimit të një cisterne për mbajtjen e naftës, për shkak të një shpërthimi. Ali Jonuzi humbi jetën gjatë transportit për në spital, gjë që solli hapjen e hetimeve për këtë aksident të rëndë.

Ngjarja
Ngjarja për të cilën Qamil Babasi është vënë në pranga ka ndodhur dy ditë më parë në vendin e quajtur Makaresh të qytetit të Krujës e pikërisht tek qendra e punës së Frontojes së prodhimit të inerteve, në një gropë betoni që përdoret për riparim mjetesh mekanike. Punëtori 58-vjeçar Ali Jonuzi ka qenë duke salduar një cisternë, depozitë për mbajtje nafte, kur papritur ka ndodhur një shpërthim, ku për shkak të së cilit, Jonuzi ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Ali Jonuzi, banues në Thumanë të Rrethit Krujë, ka qenë me profesion saldator dhe ishte i punësuar tek firma “Makaresh” SH.P.K. Krujë, me pronar Qami Babasin. Prej disa kohësh, ai merreshe me riparimin dhe saldimin e mjeteve të dëmtuara të kësaj firme.

Hetimet
Menjëherë pas kësaj ngjarje, një numër i madh specialistësh janë drejtuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e shpërthimit që i mori jetën Jonuzit. Sipas grupit hetimor të përbërë nga prokurorë dhe specialist anti-eksplozivi u bë kryerja e veprimeve të para hetimore në vendin e ngjarjes nga tërësia e të cilave u konkludua se shpërthimi ka ardhur si pasoj e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në pune. Menjëherë pas këtij përfundimi të nxjerr nga grupi hetimor, është vënë në pranga pronari i kësaj firmë, mbi të cilin rëndon akuza e “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

23 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›