E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerika, rekord shitjesh me 37.7 miliardë USD në vitin 2008

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë "pjesën e luanit" në të gjitha mar-rëveshjet botërore të shitjes së armëve për sa i takon vitit 2008, që përbën më shumë se dy të tretat e të gjitha marrëveshjeve të armatimeve. Sipas një raporti të qeverisë amerikane, Uashingtoni ka kryer marrëveshje për shitje armësh me një vlerë prej 37.8 miliardë dollarësh në vitin 2008, ose 68% të të gjithë biznesit botëror të tregut të armëve. Në krahasim me një vit më parë, kjo shifër është shumë më e lartë, sepse në vitin 2007 bëhet fjalë për vetëm 25 miliardë dol-larë. Sipas së përditshmes amerikane "New York Times", rritja e shifrave të shitjes së armëve është vënë re në tendencën globale. Globalisht nga shitja e armëve në vitin 2008 është përftuar 55.2 miliardë dollarë. Italia vjen e dyta në shitjen e armëve me 3.7 miliardë dollarë, ndërsa vendin e tretë e zënë rusët me 3.7 miliardë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›